Panorama Sport (Albania)

Gonzales: 99% e arbitrave bëjnë tifo për Realin

Meguajër dhe Henderson, pro: Nuk ka asgjë për të patur frikë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Premier Liga rinisi këtë javë me stërvit jet në grupe prej pesë lojtarësh, por të shumtë janë ata që kanë refuzuar që të paraqiten nën urdhrat e trajnerit Lampard për shkak të frikës ndaj Koronaviru­sit. Pasi kapiteni i Uotfordit, Troi Dinej, refuzoi që të rikthehej në stërvitje, edhe mesfushori i Çelsit, N'Golo Kante, ka bërë të njëjtën gjë dhe i ka kërkuar klubit që të mos paraqitet në "Cobham", pasi francezi nuk ndihet mirë dhe ka vendosur që ta vijojë stërvitjen në shtëpi. Sipas "Daily Mail", kampioni i botës ka frikë se mund të ketë simptomat e "COVID-19" dhe në pritje të rezultatit të tamponit, ka zgjedhur që të izolohet në shtëpinë e tij. Këtë javë, Premier Liga njoftoi se në 748 testet e para të kryera kishte gjashtë raste pozitive, përfshirë mbrojtësin e Uotfordit, Adrian Mariapa. Por mesazhet që vijnë nga klubet e mëdha, Mançester Junajtidi dhe Liverpuli janë pozitive dhe u bëjnë thirrje kolegëve që të mos kenë frikë. "Djajtë" dhe "Reds"-at u rikthyen në stërvitje ditën e mërkurë. "Ishte një situatë e çuditshme, por u ndoq protokolli dhe ambienti dukej shumë i sigurt. Të gjithë duken të sigurt dhe po i respektojn­ë masat. Jam i bindur se nuk do të ketë asnjë problem", tha kapiteni i Junajtidit, Herri

Meguajër. I të njëjtit mendim është edhe kolegu i tij i Liverpulit, Xhordan Henderson: "Është diçka fantastike që u rikthyem dhe u takuam me djemtë. Nxorëm topat jashtë dhe bëmë disa pasime, duke ndërveprua­r pak. Ishte me të vërtetë bukur dhe ishte diçka të cilën unë mezi e kam pritur. Mendoj se për shumë prej djemve do të jetë e njëjta ndjesi. Na është privuar futbolli dhe për shumë është natyrshëm e vështirë, sepse në fund të ditës kjo është gjëja më e rëndësishm­e për ne. Por duke qenë se ndodhi kjo që ndodhi, gjithçka tjetër bëhet më pak e rëndësishm­e. Unë ndihem me fat që jam në këtë pozicion. Kemi patur mundësi të reflektojm­ë për shumë gjëra dhe tani që gjithçka u qetësua disi, rikthimi në stërvitje ishte diçka e sigurt.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania