Panorama Sport (Albania)

Strakosha, premtim Rejës dhe sfidë Juves: Dua titullin

"Vendi i dytë nuk mjafton, ju tregoj sekretin e Lacios"

- OLSI TUJANI

Thomas Strakosha shtyn Lacion drejt fitimit të Serisë A. "Tani presim që të rifillojë kampionati për të bërë atë që të gjithëve na pëlqen. Nuk kemi pushuar së menduari për këtë gjë. Futbolli është dashuria jonë. Nuk e largojmë dot nga koka. Jetojmë me këtë", ka deklaruar fillimisht portieri shqiptar për "Lazio Style".

DËMTIMI

Së fundmi, portieri kuqezi ka pësuar një dëmtim të vogël, por premtimi i tij është i madh: "Kam një problem të vogël, por po rikthehem". Gjatë periudhës së karantinës, shqiptari ka përjetuar disa probleme në këmbë dhe dhimbje, të cilat po i tejkalon gradualish­t. Portieri 25-vjeçar prej disa ditësh është duke punuar veçmas skuadrës, në mënyrë që të rikuperohe­t plotësisht deri në momentin që do të vihet nën urdhrat e përgatitës­it të portierëve, Grixhoni, për të punuar bashkë me skuadrën.

AMBICIET

Në start, askush nuk e kishte pritur një skuadër kaq të aftë për të ruajtur hapin e Juventusit dhe për t'i sfiduar bardhezinj­të për titullin. Edhe në fjalët e portierit shqiptar, ambiciet e bardhekalt­ërve duken të larta. "Objektivi ynë mbetet zona Champions, por ne jemi të dytët dhe veç të tjerash synojmë edhe për kampionati­n. Askush nuk e priste që të mund të ishim në garë për titullin. Në fillim, madje as ne vetë nuk besonim, por kemi pasur një rritje shumë të rëndësishm­e. Tani jemi në vend të dytë dhe besojmë", deklaron portieri shqiptar i skuadrës që para ndalesës së futbollit ishte vetëm një pikë larg Juventusit kryesues.

"Loja me këmbë? Kemi nisur ta provojmë që nga momenti kur në skuadër erdhi Inzagi. Duhej kohë dhe tashmë po i shohim frytet. Në lojën tonë, të gjithë argëtohen dhe krijohet shumë edhe nëse krijohet ndonjë rrezik më i madh. Pa rrezikuar, ndeshjet do të përfundoni­n 0-0 dhe nuk do të kishin sens. Më pëlqen shumë që të luaj me këmbë, argëtohem dhe ndihem më i gjallë në lojë".

RIKTHIMI I FUTBOLLIT

Kanë mbetur 12 ndeshje në kampionat deri në fund, për të vijuar ëndrrën titull, në një skenar që pritet të jetë absolutish­t i jashtëzako­nshëm. "Ajo që ndodhi këtë vit, ishte diçka e paprovuar më parë. Në vazhdim do të shihet edhe se cilët trajnerë apo përgatitës do të jenë më të aftët. Në ndeshjet e para, e rëndësishm­e është që të rigjejmë formën fizike, pasi do të jetë e vështirë për të gjithë. Temperatur­at do të jenë gjithashtu një problem i madh. Të luash në qershor dhe në korrik nuk ka ndodhur ndonjëherë. E rëndësishm­e për ne është që të jemi mirë dhe për këtë, në skuadër kemi të gjitha kontrollet e nevojshme. Do të jetë shumë e rëndësishm­e puna e stafit, të cilët duhet të menaxhojnë çështjen e futbollist­ëve, duke qenë se do të na duhet të luajmë çdo tri ditë", tregon 25-vjeçari.

RRITJA

Rritja e tij buron nga besimi që i dha Inzagi, i cili në sezonin 2016-2017 nuk hezitoi që ta caktonte si portierin titullar të ekipit. "Të jesh portieri i Lacios nuk është një gjë e thjeshtë, por në të njëjtën kohë është shumë motivuese.

Është një privilegj që të luash kaq i ri si titullar i Lacios dhe çdo ndeshje është kënaqësi më vete". Rritja e tij përkon edhe me atë të skuadrës deri në momentin që është gati dhe në garë për titullin, teksa ka kaluar në rrugëtimin mes fitimit të dy Superkupav­e dhe të Kupës së Italisë. "Lacio është rritur shumë nga ana e mentalitet­it, pasi cilësitë kanë qenë në nivel teknik. Kur unë u riktheva nga Salernoja, vihej re cilësia, por ne kishim pak

besim në vetvete. Dhe me Inzagin jemi përmirësua­r në këtë drejtim", vijon portieri.

LOJA ME KËMBË

Rivëniet e tij të gjata me këmbë janë bërë një pikë referimi në manovrën sulmuese të Lacios. "Loja me këmbë? Kemi nisur ta provojmë që nga momenti kur në skuadër erdhi Inzagi. Duhej kohë dhe tashmë po i shohim frytet. Në lojën tonë, të gjithë argëtohen dhe krijohet shumë edhe nëse krijohet ndonjë rrezik më i madh. Pa rrezikuar, ndeshjet do të

përfundoni­n 0-0 dhe nuk do të kishin sens. Më pëlqen shumë që të luaj me këmbë, argëtohem dhe ndihem më i gjallë në lojë. Në stërvitje nuk ndryshon asgjë. Ruaj mendësinë dhe mënyrën që të luaj gjithmonë me këmbë. I pari në ekip për topat e gjatë? Nuk më interesojn­ë kaq shumë statistika­t, por jam i lumtur kur skuadra fiton. Jo vetëm kaq, por edhe në momentin që gaboj, duhet të korrigjohe­m dhe përmirësoh­em. Milinkoviç? Të kesh në skuadër një

si ai nënkupton që ta dërgosh topin në një bankë dhe të kesh mundësinë që të rinisesh", shpjegon Strakosha.

MBROJTJA MË E MIRË

Strakosha është portieri me më pak gola të pësuar në Serinë A, përfaqësue­s i një prapavije ndër më të mirat. "Mbrojtja më e mirë? Bëhet fjalë për diçka të mirë, por ende nuk ka mbaruar asgjë. Jemi vetëm në mes të rrugës", ka vijuar portieri.

ELOZHET E DUKËS

Pak ditë më parë, presidenti i FSHF-së i thuri elozhe atij dhe Etrit Berishës për formën e mirë që janë duke kaluar në Serinë A. "Fjalët e mira të kënaqin, por unë dua që të përmirësoh­em deri në ditën e fundit të karrierës sime si dhe të jap një kontribut edhe më të madh në klub dhe në Kombëtare", ka deklaruar Thomas Strakosha.

 ??  ??
 ??  ?? Thomas Strakosha në stërvitje me Kombëtaren
Thomas Strakosha në stërvitje me Kombëtaren
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania