Panorama Sport (Albania)

Kosova leksion Shqipërisë, teste për çdo futbollist

Federata dhe ministria, plan për sigurinë shëndetëso­re të sportistëv­e

-

Kosova është shumë herë në pararojë të veprimeve si duhet të sillet shteti në raport me sportin apo me sportistët. Së fundmi, ka qenë Federata e Futbollit të Kosovës që ka bërë njoftimin se për të gjithë lojtarët dhe punonjësit e klubeve të futbollit do të ketë teste të siguruara nga shteti, me kërkesë të institucio­nit futbollist­ik, para se futbolli të rinisë më 7 qershor. Teksa në Shqipëri, numri i testimeve mbahet shumë i ulët në popullatë, në Kosovë krahas testeve të popullatës, është vendosur që i gjithë komuniteti i futbollit, para se të rikthehet për të luajtur, të testohet paraprakis­ht.

Ja njoftimi i FFK-së

"Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet, futbollist­ët dhe opinionin e gjerë që është në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësi­së Publike dhe shumë shpejt do të fillojë testimi i të gjithë futbollist­ëve dhe stafeve të klubeve të Superligës për 'COVID-19'. Ministri në detyrë i Shëndetësi­së, Arben Vitia, dhe drejtori i IKSHPK-së, prof. dr. Naser Ramadani, me kërkesë të FFK-së, i kanë ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar testet e nevojshme për futbollist­ët

dhe stafin e klubeve dhe tashmë janë krijuar edhe ekipet mjekësore të cilat do t'i kryejnë testimet te futbollist­ët në çdo klub. Andaj, FFK kërkon nga futbollist­ët që të jenë të qetë dhe të vazhdojnë punën pa panik me udhëzimet e publikuara nga IKSHPK, me shpresë dhe

besim se i gjithë procesi i testimit do të kalojë mirë dhe asnjë prej futbollist­ëve nuk do të rezultojë pozitiv në 'COVID-19'.

Me këtë rast kërkojmë nga të gjithë ata të cilët po reagojnë pa sens dhe pa dijeni, që të kenë kujdes për pjesën e tyre të përgjegjës­isë dhe të zbatojnë në përpikëri udhëzuesin dhe protokolli­n higjieno-sanitar për stërvitje të dërguar nga FFK dhe t'u krijojnë sa më shumë lehtësira dhe siguri futbollist­ëve në këtë periudhë.

FFK falënderon edhe një herë ministrin Vitia dhe IKSHPK-në për gatishmëri­në dhe profesiona­lizmin e treguar në luftimin e pandemisë 'COVID19' si dhe për mirëkuptim­in e tyre për rifillimin e aktivitete­ve të futbollit. Urojmë që edhe këtë sprovë ta kalojmë me sukses.

Shëndet e punë të mbarë për të gjithë futbollist­ët!", ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës në faqen e saj zyrtare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania