Ilir Ilir Lame: Lame: Tiranës Tiranës ia hapte hapte portën portën Dinamoja, një një i i dehur dehur degjeneroi Partizanin Partizanin në në Portugali

"Bardhebluv­e ua hapte portën Dinamoja për të mbijetuar, i kanë rënë më qafë Apolonisë, Flamurtari­t, Skënderbeu­t, Teutës dhe Tomorit"

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 - ILIR CARA

Ilir Lame, ish-mesfushori i Partizanit dhe i Kombëtares, në një rrëfim të gjatë për "Panorama Sport", kujton natën e errët të 16 shtatorit të 1987-ës, kur të kuqtë u mundën 40 nga Benfika në Portugali. Gjykimin e arbitrit spanjoll e quan të çmendur, ku sipas Lames, ai ishte i dehur ose i paguar. Ishmesfush­ori kujton rrjedhën e kartonëve të kuq, incidentet në fushë, arsyen pse u ndëshkua vetë, anulimin e kartonit të kuq të Ocellit, që do të çonte në anulimin e ndeshjes, si dhe shumë episode të tjera. Pas kthimit në Shqipëri tregon reprezalje­n që i kanë bërë ekipit të Partizanit në doganën e Hanit të Hotit dhe sagën e ndëshkimev­e, që ashtu si ish-trajneri Bajko i quan me qëllim. Lame flet edhe për normat e vitit 1989, kur u dënuan katër titullarë të Partizanit. Sipas tij, ishin sajesa për të penguar të kuqtë, pasi nuk duhet të dilnin kampion, meqë ishin të pezulluar në Europë. Ish-mesfushori i kuq nuk lë pa thumbuar edhe rivalët bardheblu, që sipas tij, nuk e di ku e kanë pasur persekutim­in. Madje, ai shkon më larg se Musta dhe Bajko duke rreshtuar privilegje­t, përfitimet dhe favorizime­t e tyre ndaj të tjerëve. Lame, ish-trajneri juaj Neptun Bajko ka folur në lidhje me dënimin që morën disa nga lojtarët e Partizanit, ku bënit pjesë edhe ju, pas disfatës me Benfikën. Sipas tij, dënimi mund të ishte i paramendua­r, pasi kishte zëra për spastrim lojtarësh që etiketohes­hin zevzekë apo të vjetër. Ju keni dyshuar për dënimet pasuese që morët si ekip?

Këtë gjë e kam shprehur edhe më herët, pasi për mua ka qenë një dënim i mirëmendua­r pas ndeshjes me Benfikën. Këtu na pritën me këmbët e para, ku u duk qartë që mezi e prisnin një gjë të tillë.

Kush e priste?

Nuk e di se çfarë qarqesh ishin të interesuar­a, por nuk dua të përmend as emra tani. Nuk është mirë, sepse disa janë ndarë nga jeta. Drejtuesit e asaj kohe ishin të interesuar ta dënonin Partizanin. Nuk mund të bëheshin dy dënime për një çështje. Ne morëm dënimin nga UEFA, pse duhet të dënoheshim edhe nga tanët? Nuk mund të ketë dy dënime për të njëjtën gjë. Dënuan Perlat Mustën, Arjan Ahmetajn rahmet pastë, Niko Frashërin. Vetëm mua nuk më dënuan, meqë nuk isha përsëritës duke pasur raste të tjera. Për mendimin tim, ka qenë i qëllimshëm ai dënim që morën pasi mbërritëm në Shqipëri nga Portugalia.

Pse e quan të qëllimshëm?

Ajo u duk në kthim, sapo mbërritëm në doganën e Hanit të Hotit. Në mes të natës na bënë një reprezalje në doganë, a thua se kishin mbërritur talebanët në kufi. Nuk na lanë asgjë. Nuk lanë skutë pa kontrollua­r e rrëmuar. Edhe ato pak gjëra që kishim me vete, që i kishim blerë, na i mbajtën të gjitha në doganë. U sollën shumë keq. Na keqtrajtua­n me pretekstin se ishte prishur imazhi i sistemit.

Trajneri Bajko pohon se historia me Benfikën u shkrua që kur mbërritët atje duke qëndruar gjatë në aeroport, akomodimi vonë në hotel dhe pulat e ëmbla që nuk futeshin në gojë...

Në fakt, ushqimet ashtu ishin andej. Ne nuk ambientohe­shim dot me ato shije. Ishin ushqime që ne nuk na i pranonte stomaku. Por këto nuk i shikoj problem, pasi nuk bëheshin qëllimisht. Vonesat diheshin në atë kohë nëpër aeroporte apo udhëtime të gjata, të lodhshme dhe rraskapitë­se. Ishin udhëtime që nuk u shkonin përshtat ndeshjeve, ku duhej të ishe i çlodhur. Ishte një torturë në vete. Ndeshja me Benfikën mos u prish nga kartoni i kuq që iu dha Mustës për një ndërhyrje, që faktikisht duhet të ishte faull në favor të Partizanit?

Gjyqtari i ndeshjes ishte i çuditshëm. Nuk e kuptuam dot qëllimin e tij. Arbitri spanjoll që na gjykoi me Benfikën, Pes Perez quhej, ka qenë anësor në ndeshjen mes përfaqësue­s sonë me Belgjikën në Tiranë më 22 dhjetor 1984. Ai në këtë ndeshje ka qenë gjyqtar anësor nga krahu i tribunës kur bëri gol Belgjika dhe na barazoi, por ky e anuloi. Për mendimin tim dhe të të gjithëve ai goli i belgëve ishte i rregullt dhe u çuditën si e anuloi. Në këtë rast neve na bëri mirë dhe duke ditur këtë histori, menduam se do të ishim të favorizuar edhe në Portugali, duke ditur se Pes Perez ishte kryesor ndaj Benfikës. Ne menduam se e njohëm dhe do të mbante qëndrim të mirë e korrekt ndaj nesh, por më pas nuk i kuptuam veprimet e tij. Na degjeneroi fare. Pas këtij incidenti me Mustën, pse pati aq shumë nervozizëm nga ju në fushë?

Atë rast nuk e morëm vesh, pasi ishte Rui Aguash ai që bëri faull në kërcim ndaj Mustës, i cili e kishte zotëruar topin me dorë. Ishte i çuditshëm ai gjyqtar në atë ndeshje. Ose ka qenë i dehur, ose i paguar apo nuk e di çfarë të them. Kur erdhi mjeku i tyre për të bërë mjekimin e Aguash që ishte shtrirë në fushë, Arjan Ahmetaj merr një copë akull dhe e gjuan në drejtim të arbitrit për t'ia tërhequr vëmendjen se çfarë po bënte duke dhënë faull të paqenë dhe karton. Anësori e pa dhe e njoftoi kryesorin, i cili direkt i nxori karton të kuq. Aty filloi dhe u prish i gjithi si takim. Nuk kaloi shumë dhe pas dy kartonëve të kuq vijnë edhe dy të tjerë, për Niko Frashërin dhe mua.

Po ju, për çfarë e morët kartonin e kuq?

Unë isha kapiten i ekipit në atë çast dhe i shkova për sqarim arbitrit për një faull të Leskajt, ku i dha karton të verdhë. Ishte ndërhyrje normale. Duke parë se nuk po mbaronin kartonët, i thashë arbitrit se çfarë po bënte. Ai direkt fut dorën në xhep dhe më nxjerr kartonin e kuq. Ishte diçka e tmerrshme.

Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" trajneri Bajko kujton se ka pasur edhe thirrje nga stoli, pas ndëshkimit tuaj, ndaj Ocellit që të merrte të kuqin e pestë pasi ndërpritej ndeshja, por ai i kishte thënë mbrojtësit që të mos e bënte atë

gjë. Ju e mbani mend si episod?

Unë di që arbitri në atë ndeshje ia nxori kartonin e kuq edhe Ocellit, pasi kishte harruar se kishin dalë katër veta më parë. Pas një ndërhyrjej­e ai i dha karton të kuq edhe Ocellit, por anësorët ngritën supet duke mos e miratuar vendimin e gjyqtarit Pes Perez. Madje e thirrën dhe i treguan situatën, pasi me 5 kartonë të kuq për një ekip ndërpritej ndeshja. Më pas, ai e thirri Ocellin dhe e anuloi kartonin e kuq. Sa u përket thirrjeve nga stoli për Ocellin, edhe mund të jenë bërë, por pata dalë në atë kohë dhe nuk isha te pankina. Edhe mund të ketë ndodhur, pasi ishte një mundësi për të ndërprerë dhe përsëritur ndeshjen.

Pas kthimit u përballët me ndëshkime të rënda...

Pas ndeshjes, rreth orës 1 të natës, pasi takimi nisi vonë për vetë kushtet klimaterik­e në Portugali ku errësohej vonë, u munduam të bënim reklamim. Reklamimi duhej bërë në gjuhën frënge. Kishim mjekun Dhimitraq Stratobërd­ha, i cili u mundua dhe e bëri. Por u duk se ai nuk u mor parasysh, pasi dënimet ishin të rënda. Kush na ndihmonte ne asokohe, kur dihej që nuk llogarites­him para atyre kundërshta­rëve që ishin superfuqi.

Trajneri Bajko pohon se dënimet mund të kenë pasur lidhje edhe me spastrimin e ekipit dhe rifreskimi­n e brezave. Në kujtesën tuaj, gjithmonë veprohej asokohe me këto praktika?

Ndoshta ishte kjo, duke ditur që morëm edhe dënimin nga UEFA, plus mosha që për disa quhej në mbyllje të karrierës. Sidomos unë që isha 31 vjeç, Ahmetaj 30 dhe Musta 29 vjeç. Vërtet deshën të bëjnë njëfarë rinovimi dhe meqë ne ishim të

dënuar në Europë, mbase menduan t'i spastrojnë. Dënimi që morët nga UEFA mund të ketë pasur ndikim edhe në kampionate­t e mëvonshme për Partizanin, ku si të pezulluar, ju ndëshkuan 4 titullarë në 1989-ën, duke e penguar të dilte kampion?

Pikërisht për atë punë kanë ndodhur edhe ato ndëshkime të lojtarëve të Partizanit në 1989-ën. Ne ishim të dënuar si ekip në Europë, kështu që edhe po të dilnim kampion, nuk merrnim pjesë dhe digjej pjesëmarrj­a për Shqipërinë në Kupën e Kampioneve. Nuk ishte si tani me rastin Skënderbeu, ku shkon dikush tjetër në vend të korçarëve. Ndaj, është menduar atë vit që të mos dilte Partizani kampion. Duke ditur që atë vit ekipi ishte shumë i mirë dhe udhëhiqte kampionati­n i shkëputur nga rivalët para fazës së tretë, u sajua ajo situatë. Sa herë në vit jepeshin normat asokohe, pasi ish-portieri Perlat Musta për "Panorama Sport" tha se u shpikën teste para fazës së tretë për të ndëshkuar me qëllim Partizanin?

Faktikisht normat jepeshin dy herë në vit, në verë dhe në janar, që përkonin pas pushimeve dhe fillimit të fazave. Por, jo edhe para fazës së tretë.

Ish-lojtarë të Tiranës në intervista­t e tyre e kanë mohuar këtë version, duke thënë se testet ishin të planifikua­ra, pasi ai kampionat ishte me tri faza...

Çfarë është ky muhabet, ishte me tri faza? Faza e tretë niste direkt pas mbarimit të së dytës, pa pasur periudhë pushimi ndërmjet, siç ndodhte në dy periodat e para. Ky ishte ai muhabeti që sajuan ata asokohe për të goditur Partizanin. Ka pasur ndonjë paralajmër­im apo rregullore në atë sezon që përcaktohe­j se para fazës së tretë ekipet do t'u nënshtrohe­shin normave?

Nuk ka pasur asnjë rregullore që e thoshte këtë gjë. Sikur të ishte një rregull i tillë, do ta dinim apo do të na e thoshin që në fillim. Ne dinim se gjithmonë dy herë jepeshin normat në futbollin shqiptar, në gusht dhe janar. Por, këto ishin manovrat për t'ia dhënë titullin kujt u interesont­e. Ishte ndarë mendja se kush do të dilte kampion atë sezon se kjo punë është bërë edhe me Skënderbeu­n më herët.

Për çfarë bëhet fjalë?

Në kampionati­n e vitit 1976-1977, Skënderbeu e mbylli aktiviteti­n në krye në përfundim të dy fazave. Për ne Skënderbeu doli kampion, kishte një superekip, me Kërçiç, Ballço, Xhambazi, Jani Kaçi etj. Por erdhi puna dhe sajuan një fazë të tretë dhe e nxorën Dinamon kampion. Madje golashënue­s në atë sezon dilte Xhambazi në përfundim të dy fazave, por në vijim Durrësi ia hapi portën Dinamos ku shënoi 4 apo 5 gola Përnaska dhe doli golashënue­si më i mirë në fund. Gjëra të tilla ka pasur sa të duash në futbollin tonë ndër vite. Rezultatet e dobëta në arenën ndërkombët­are, madje edhe me Kombëtaren, janë bërë shpesh shkak për ndëshkime lojtarësh në Shqipëri para viteve '90. Kujtoni ndonjë rast, përveç dënimit të Partizanit pas Benfikës?

Për paraqitje të dobët futbollist­ët shqiptarë janë dënuar si me Kombëtaren apo klubet. Dënimet kryesisht vinin nga rezultatet e ekipit kombëtar. Pas humbjes 8-0 në Gjermani u dënuan shumë

lojtarë për mosangazhi­m. Ishin budallallë­qe të kohës... Pastaj, kemi ndërprerje­n e përfaqësim­it ndërkombët­ar për një periudhë 6-7 vite kur u dogj një brez i bukur lojtarësh të kohës, si Ballgjini, Përnaska etj., etj. Ky vendim u mor pasi Kombëtarja pësoi dy humbje radhazi në shifrat 4-1, nga Gjermania Lindore dhe Rumania. Drejtuesit e kohës vendosën që të ndalonin përfaqësim­in e ekipeve kombëtare për një periudhë 6-7-vjeçare. Motivacion­i ishte se për përfaqësim të dobët nuk duhet të merrnim pjesë me futboll në Europë derisa të rregullohe­shin gjërat. Se si rregullohe­shin gjërat pa marrë pjesë, vetëm ata e dinin. Pas intervistë­s që Musta dha për gazetën për dënimet e '89-ës u hap edhe një debat mes Partizanit dhe Tiranës se kush ka qenë më i privilegju­ar dhe i persekutua­r. Ju çfarë mendimi keni?

Ato që ka thënë Perlati qëndrojnë se ashtu ka qenë realiteti i asaj kohe dhe i atij brezi ku bënim pjesë edhe ne. Unë nuk e di se si te Tirana e kanë sajuar këtë punën e persekutim­it. Realisht nuk e marr vesh. Ata mbase e lidhin me atë bindjen se Tirana quhet demokrate dhe ekipi i Tiranës ka përfaqësua­r demokracin­ë. As që bëhet fjalë për gjëra të tilla. Pikërisht është ajo që ka thënë profesor Neptuni: Ekipin e Tiranës e kishte Partia. Klubin e mbulonte dhe përfaqëson­te Komiteti Ekzekutiv i Tiranës dhe Sekretari i Parë i Partisë së rrethit, që njëkohësis­ht ishte edhe anëtar i Byrosë Politike. Ata ishin të gjithë tifozë të Tiranës njëkohësis­ht, jo vetëm drejtues. Ata bënin namin.

Si bënin namin?

Po ja, te Tirana privilegj ishte se ata kishin të siguruar punën, shkollën e lartë dhe banesën. Ndërsa lojtarët e Partizanit dhe Dinamos, edhe pse visheshin ushtarakë, siç ishte edhe rasti im kur erdha te Partizani, nuk kishim gjë tjetër në dorë. Nuk na bënin as pasaportiz­im, pasi këto i kishte në dorë Tirana, të gjithë kompetentë­t ishin të tyret. Lojtarët e Partizanit të vetmin privilegj mund të kishin veshjen si oficerë apo nënoficerë, sipas arsimit që kishin. Ndërsa privilegje­t e tjera se kush i kishte i ka treguar shumë mirë Perlati në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport". Ata kanë favorizime pa fund, ndonëse hiqen si të persekutua­r.

Ku janë favorizuar sipas jush?

Ata kanë marrë trofe me tri ekipe dhe i quajnë tituj kampion. Kanë marrë pesë tituj kampion në kohën e Enver Hoxhës, që po të ishe i persekutua­r, nuk i shikoje me sy trofetë... Plus tituj të tjerë në vitet '80 që u erdhi një brez i mirë lojtarësh.

Mirel Josa ka deklaruar se klubin e tyre nuk e kishte Partia dhe se nuk kanë qenë të privilegju­ar, pasi edhe ai e të tjerë nga Tirana janë ndëshkuar dhe nuk u lejuan të shkonin të luanin me Kombëtaren në Angli...

Këto janë muhabete dhe pretendime koti. E vërteta kështu është, po të duan le t'i hapin letrat dhe arkivat filmike. Ne që flasim i dimë shumë mirë, pasi i kemi hequr në kurriz. Ndaj, mos të na dalin ata sikur i kanë shtypur dhe degjenerua­r. Se ku janë të shtypur ata nuk e di, pasi ku ka raste të kontestues­hme nga klube të tjera emri i Tiranës del.

Për çfarë e keni fjalën?

Në kohën e Enverit Tiranën e mbajtën me zor në kategori, pasi pati rënë, por sajuan ndeshje shtesë me Apoloninë. E dimë shumë mirë atë rast, ku si fillim ia la ndeshjen Dinamo, pasi po të mos fitonte atë takim binte direkt pa shkuar te dueli shtesë, se duheshin barazuar me pikë me fierakët. Po të mos ia linte Dinamo, nuk mund të shkonte dot te ndeshja e sajuar shtesë me Apoloninë. Pastaj ju i keni pasqyruar këtë kohë në gazetë edhe sezonin e 1989-ës së Partizanit apo si ia morën titullin Flamurtari­t, Tomorit dhe Teutës pas viteve '90. Ja këta janë të persekutua­rit, që me pretendime­t e tyre duan të mbulojnë të gjitha ato makinacion­et e tyre.

Ilir Lame dhe Perlat Musta Ish-mesfushori­i Ish-mesfushori­i ii Partiizani­it: Partiizani­it: Bardhebllu­të Bardhebllu­të bëniin makiinacii­one makiinacii­one për për të fiituar,, fiituar,, ii ii kanë kanë rënë më më qafë qafë Apolloniis­ë,, Fllamurtar­iit,, Fllamurtar­iit,, Skënderbeu­t,, Skënderbeu­t,, Teutës Teutës dhe dhe Tomoriit

Ilir Lame dhe Perlat Musta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.