Panorama Sport (Albania)

Kavani afrohet, Interi ngre murin për Lautaron

Trajneri Zidan ka luks zgjedhjesh në të gjitha repartet e fushës

-

Pak skuadra në botë mund të kenë një organikë kaq të pasur sa Reali i Madridit. Zinedin Zidan ka fatin e madh dhe presionin që është në krye të kësaj skua- dre. Me rifillimin e kampionati­t spanjoll dhe të Ligës së Kampioneve, kalendari do të jetë shumë i ngjeshur dhe do të luhet çdo 72 orë. Kjo nënkupton se të gjithë lojtarët në ekip mund të jenë të rëndësishë­m dhe të vendosin fatet e sezonit të Realit.

ÇFARË LUKSI - Nga porta deri në sulm, Zidan ka nga dy futbollist­ë për të gjitha repartet. Kjo ia bën më të lehtë rrotacioni­n dhe ka mundësinë që t’u japë më shumë pushime lojtarëve të tij.

Në portë si titullar është i padiskutue­shmi Kurtua, ndërsa portieri Areola do të qëndrojë gati në çdo moment për të pritur shansin e tij. I vetmi rol pa zëvendësue­s natyral është mbrojtja e krahut të djathtë, ku Karvahal është titullari dhe Lukas Vaskez mund të luajë në vendin e tij. Dyshja e qendrës së mbrojtjes Ramos-Varan ka dyshen zëvendësue­se Militao-Naço. Në krahun e majtë të mbrojtjes, Mendi dhe Marselo do të rivalizojn­ë njëritjetr­in. Në mesfushë, logjikisht treshja do të jetë Kasemiro-ModriçKros, por nuk duhet harruar fakti që Zidan vlerëson maksimalis­ht Iskon dhe Fede Valverden. Do të ketë shumë ndeshje ku këta të fundit do të jenë titullarë. Në sulm ka mungesa kryesore si Joviç dhe Mariano, por ky i fundit pritet të rikuperohe­t brenda këtij sezoni. Rikthimet e Hazardit dhe Asensios i japin mundësi trajnerit të bëjë ndryshime, pa harruar faktin që Bejl po pret shansin e tij, ashtu si Vinicius,

Rodrigo, Brahim Diaz apo Hames Rodrigez. Zidan ka mundësi që me këtë grup lojtarësh të marrë rezultate fantastike, por edhe presioni mbi të është i madh. Ai duhet të përmbysë Barcelonën në kampionat, e cila udhëheq La Ligën dhe Sitin në Champios, i cili fitoi ndeshjen e parë.

 ??  ?? MARSELO
(MENDI)
KROS
(ISKO)
HAZARD
(VINICIUS)
RAMOS
(MILITAO)
KURTUA (AREOLA)
BENZEMA
(ASENSIO)
KASEMIRO
(VALVERDE)
VARAN
(NAÇO)
BEJL (RODRIGO)
MODRIÇ
(HAMES)
KARVAHAL
(VASKEZ) Formacioni i mundshëm (4-3-3)
MARSELO (MENDI) KROS (ISKO) HAZARD (VINICIUS) RAMOS (MILITAO) KURTUA (AREOLA) BENZEMA (ASENSIO) KASEMIRO (VALVERDE) VARAN (NAÇO) BEJL (RODRIGO) MODRIÇ (HAMES) KARVAHAL (VASKEZ) Formacioni i mundshëm (4-3-3)
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania