Panorama Sport (Albania)

Gazidhis bën gati dosjet, Barezi në stol me Rangnikun

Maldini dhe rinovimet në fokusin e administra­torit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ton itulli i fundit kampi

mungon prej thua jse një dekade e nëse vazhdon me këtë ritëm, Milani rrezikon të vendosë rekorde të reja negative. Klubi do të kërkojë të nisë revolucion­in e radhës, por më parë duhen zgjidhur disa çështje të cilat mund të lehtësojnë disi barrën e “Djalli”-t. Në qendër të manovrës është një njeri i vetëm, Ivan Gazidhis që brenda pak javëve, me vendimet e tij, do të vendosë edhe fatin e sezonit të ardhshëm.

RANGNIK ME 8 VETË -

Rruga e re në aspektin teknik është epiqendra e mendimeve tëIvan Gazidhisit. Stoli i Piolit është histori më vete sepse kontrata i skadon më 30 qershor dhe kohë për të biseduar ka ende, por gjithçka pasi të përfundojë sezoni. Tema për të diskutuar mbetet ajo e Ralf Rangnikut, i cili në pritje të zyrtarizim­it të akordit, ka hartuar një plan ambicioz trevjeçar. Ndalesa për shkak të pandemisë ka lënë pezull shumë diskutime, të cilat do të jenë më të qarta pas javës së parë të qershorit. Në javët e fundit ka dalë në skenë edhe emri i Nagelsmani­t si trajner kuqezi, por mundësitë më të larta janë për Rangnik me rol të dyfishtë. 61-vjeçari ka rënë dakord edhe për një staf prej 8 vetash (tre italianë) e në këtë rreth do të përfshihen dy eksponentë të Milanit aktual. Bëhet fjalë për Henrik Almshtad (krahu i djathtë i Gazidhisit) dhe Xhefri Monkadën (shefi i talentzbul­uesve të Milanit) të cilët në kohët e fundit po monitorojn­ë merkaton për profile të përshtatsh­me për lojën e teknikut gjerman.

QËNDRIMI I LEGJENDËS

- Problemi më i madh për Ivan Gazidhisin është Paolo Maldini, i cili duke vendosur Milanin mbi veten, ka shigjetuar disa herë Rangnikun. Me një legjendë në bordin drejtues, klubi do të kishte një mburojë për momentet e vështira, por pas largimeve të Leonardos e Bobanit, nuk është e thënë që Paolo do të qëndrojë. Takimi me Gazidhisin do të ndodhë pas rinisjes së Serisë A me 51-vjeçarin që do të kuptojë se cili është roli që i propozohet për sezonin e ri. Bashkëjete­sa me Rangnikun nuk parashikoh­et e qetë dhe Maldini nuk ka në plan të bëjë rrufepritë­sin me emrin e tij kumbues. “Historia e familjes sime me Milanin është e gjatë dhe nuk do të mbarojë”, deklaroi para disa ditësh, por Gazidhis do të gabonte rëndë nëse mendon se drejtori do të qëndrojë me çdo kusht, aq më tepër që një tjetër “Maldin” te Milani

është edhe Danieli, djali i ishkapiten­it legjendar.

SIMBOLI - Në pak muaj te Milani ka treguar se sa shumë vlen. Jo se kishte dyshime, por Zlatan Ibrahimovi­ç tashmë është në skuadër për të nderuar kontratën deri në fund të sezonit. Shanse që ai të mbyllë

edhe karrierën te kuqezinjtë ka ende, por largimi i Maldinit do të reduktonte gjithçka në vlera minimale. Suedezi pret një telefonatë nga Ivan Gazidhisi përpara se të bëjë zyrtar mendimin e tij. Nuk është çështje parash. 4 milionë eurot që ofrojnë kuqezinjtë do të mjaftonin nëse në

tryezë i prezantohe­t edhe një projekt dinjitoz ku emri i tij të ketë vlerë madhore, sepse 38vjeçarit nuk do t’i vinte aspak keq të luante në “San Siro” për një tjetër sezon e më pas të merrte ndonjë rol ambasadori të klubit. Do të duhen qartësi dhe ide madhështor­e, dy aspekte në

të cilat zor se Zlatani bën kompromise.

XHIXHO, ROMANJOLI & CO - Deri në vitin 2022 kontratat e 13 lojtarëve të Milanit do të skadojnë. Lëmshi në fjalë është i madh e zor t’i gjendet fillimi. Politika e kursimit nuk ka ndryshuar, por vonesat në njohjen e projektit të ri ndërlikojn­ë gjithçka në aspektin e rinovimeve. Kontrata më delikate është ajo e Xhanluixhi Donarumës që ka një akord deri në qershor të vitit 2021 e zor se do të firmosë çdo dokument që do t’i ofrohet. Mino Raiola nuk flet kurrë për ulje, ndaj vendimtare do të jetë oferta e re që nuk duhet të cen

ojë 6 milionë eurot që portieri arkëton çdo vit. Menaxher dhe diskutim i njëjtë edhe për Alesio Romanjolin, të cilit akordi i skadon pas dy vjetësh. Milani pret rinisjen e sezonit, merkaton dhe shqyrtimin e ofertave të mundshme, që nëse rezultojnë të kënaqshme, mund të bëjë që njëri nga të dy të largohet. Bilia, Reina dhe Bonaventur­a do të lihen të lirë, ndërsa duhet parë pozicioni i Duartes, Muzakios dhe ndonjë tjetri që nuk cilësohen si thelbësorë. Cilado qoftë rruga, janë të qarta sinjalet e ndryshimit në horizontin kuqezi, e jo vetëm për shkaqe financiare...

 ??  ??
 ??  ?? Franko Barezi, kandidati kryesor për të qenë zëvendësi i Ralf Rangnik në stol për sezonin e ardhshëm
Franko Barezi, kandidati kryesor për të qenë zëvendësi i Ralf Rangnik në stol për sezonin e ardhshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania