Panorama Sport (Albania)

Kumbulla si Kielini, Çelsi duel me Interin

Blutë e Londrës në garë, zikaltrit intensifik­ojnë takimet me Veronën

-

"Më ngjan me Kielinin e ri". Kështu është shprehur një ish-mbrojtës i Juventusit. Nuk komenton ndonjë mbrojtës të klasit botëror. Bëhet fjalë për shpjegimin që u bën cilësive që ka parë deri më tani te Marash Kumbulla. Qendërmbro­jtësi i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në fokusin e shumë klubeve të mëdha europiane. Së fundmi, 20-vjeçari lakohet për një...

‘Më ngjan me Kieli nin e ri". Kështu është shprehur një ish-mbrojtës i Juventusit. Nuk komenton ndonjë mbrojtës të klasit botëror. Bëhet fjalë për shpjegimin që u bën cilësive që ka parë deri më tani te Marash Kumbulla. Qendërmbro­jtësi i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në fokusin e shumë klubeve të mëdha europiane. Së fundmi, 20-vjeçari lakohet për një interesim zyrtar të Çelsit. Jo vetëm kaq, por edhe Interi në Itali, një ndër skuadrat e raportuara në avantazh krahas të tjerave, po lëviz për t'i bindur drejtuesit e Veronës për të përfunduar me sukses transferim­in e shqiptarit në Milano.

INTERESIMI I ÇELSIT

Marash Kumbulla ka përfunduar në listën e dëshirave të Frenk Lampardit. Me synimin që të rikthejë "Blutë e Londrës" aty ku e meritojnë, në vendet e para të renditjes në Premier Ligë, ish-kapiteni i kësaj skuadre ka në qendër të projektit të tij lojtarë të rinj në moshë dhe me shumë të ardhme. Kësisoj, një 20vjeçar që ka shkëlqyer në debutimin e tij në Serinë A, duke shënuar edhe një gol, përshtatet më së miri në strategjin­ë e punës së trajnerit aktual të ekipit londinez. "Express" në Angli bën me dije se Çelsi është interesuar për shërbimet e shqiptarit. Në rrugë zyrtare, bëhet me dije sipas kësaj medie, se do të mjaftonin 20 milionë euro për kartonin e Kumbullës. Shifër, e cila deri më sot në Itali është raportuar e pamjaftues­hme.

KIELINI I RI

Elozhet për paraqitjet e Kumbullës nuk kanë munguar. Besimi i trajnerit Juriç ka bërë që shqiptari të jetë duke kaluar një debutim fantastik në Itali ku së bashku me Rrahmanin janë pjesë e një reparti prapavije, mes atyre me më pak gola të pësuar. Ish-mbrojtësi i Italisë dhe Juventusit, Federiko Balzareti, e përcakton paraqitjen e deritanish­me të Kumbullës si në gjurmët e qendërmbro­jtësit aktual të Juves dhe Italisë. "Në vitet e fundit, mbrojtësit janë formuar që të jenë të mirë me këmbë për ndërtimin e lojës, por duke pasur probleme në veprimet e mirëfillta mbrojtëse. Mirëpo, Kumbulla është një

mbrojtës, mbrojtës. Gjëja e parë që ai mendon është si të mbrojë portën e tij dhe të mos pësojë gol. Kumbulla më kujton disi një Xhorxho Kielini të ri", ka deklaruar Balzareti për "Goal.com".

INTER VS ÇELSI

Interi është raportuar si një nga skuadrat italiane më pranë shqiptarit, për vetë takimin që Marota ka pasur me agjentin e tij shumë javë më parë. Teksa Lacio është futur gjithashtu në garë me të gjithë potenciali­n dhe njohjet e Igli Tares, së fundmi Interi është vënë në lëvizje edhe për vetë interesimi­n e Çelsit, që ka shtuar konkurrenc­ën. Në Itali, ndryshe nga vlera prej 20 milionë eurosh që raportohet në Angli se mjaftojnë për Kumbullën, bëjnë me dije se zikaltrit po tentojnë të ofrojnë lojtarë të rinj si shkëmbim për të ulur sadopak vlerën prej 30 milionësh që kërkon Verona.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania