Panorama Sport (Albania)

Arapi: Synojmë Kupën, besojmë te golat e Hebajt

KUKËSI/ Fantazisti: Kampionati, në pikën kritike

- Specialist­ët i mëshojnë Si e shikoni kampionati­n? S.Sulozeqi

Eduart Rroca nuk heq dorë nga titulli. Edhe pse pohon që kampionati është futur në një pikë kritike, ai është i bindur që Tirana do të gabojë në një moment apo në një tjetër. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, fantazisti rrëfen se si ishin më shumë se dy muaj pa futboll dhe ditët e para të stërvitjev­e në grup. I lumturohet rikuperimi­t të të dëmtuarve, ndërsa meraku i vetëm vjen prej formës së lojtarëve pas pandemisë.

Eduart, si ishte të qëndronit pa stërvitje për më shumë se dy muaj?

Kjo ka qenë periudhë shumë e vështirë për të gjithë, jo vetëm për ne. Jemi mësuar që të stërvitemi përditë dhe një ditë të bukur u ndal rutina. E vështirë pa fund, por pastaj na u desh të përshtates­him. Nuk kishim rrugë tjetër.

Çfarë ka ndryshuar në stërvitjen e para dhe pas pandemisë?

Nuk është se ka shumë ndryshim, thjesht stafi teknik është treguar i kujdesshëm me programin për pjesën fizike. Është munduar që ngarkesat të jenë më të kontrollua­ra, pasi kemi shumë kohë pa stërvitje dhe kjo

nuk i ndihmon.

Si duket gjendja e lojtarëve?

Shikoj që ekipi është në formë, pasi dhe stërvitja individual­e u ka bërë mirë.

Sa ndikon ky ndryshim në jetën sportive tuajën?

Sigurisht që ndikon ky ndryshim,

pasi më shumë se dy muaj pa futboll fare ndikon për keq te ne. Nuk ka ndodhur kurrë që të qëndrojnë futbollist­ët pa u stërvitur dhe kurrë nuk kemi qenë një periudhë kaq të gjatë pa parë fare futboll.

shumë pjesës së dëmtimeve, ju personalis­ht u druheni?

Natyrisht që një periudhë kaq e gjatë pa u stërvitur me grupin mund të jetë burim dëmtimi, por stafi teknik po e menaxhon mjaft mirë situatën duke na dhënë ngarkesa graduale. Shpresoj

shumë që ta kalojmë në mënyrën më të mirë këtë periudhë përgatitor­e.

Kampionati është në një pikë kritike dhe është goxha e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Ne shpresojmë që të rifillojë kampionati. Ne do shohim punën tonë, do të bëjmë maksimumin për të marrë më të mirën.

Çfarë ju frikëson më shumë në garën e mbetur për titull?

Më shumë i druhem këtij pushimi të gjatë dhe merakut që kemi për formën tonë, pasi siç e thashë nuk jemi në gjendjen optimale. Ky është sikleti i vetëm. Të tjerat do t’ia lëmë fushës dhe shpresojmë që të bëjmë sa më pak gabime e të përfitojmë nga ato të Tiranës, sepse do të vijë një moment që dhe ata do gabojnë...

Sa do të ndikojnë ndeshjet e para në verdiktet e këtij kampionati?

Sigurisht që ndeshjet e para janë vendimtare. Ata (i referohet Tiranës kryesuese) kanë një transfertë të vështirë, ndërsa ne një përballje të lehtë në letër, të cilën duhet ta vlerësojmë maksimalis­ht. Historia ka treguar që ndeshjet e lehta në letër krijojnë më shumë vështirësi, ndaj kurrsesi nuk duhen nënvlerësu­ar. Por, gjithsesi unë gjykoj që ndeshjet e para janë kyçe dhe do të ndikojnë shumë në rezultatin përfundimt­ar. Kukësi është më i plotë pas pandemisë, ju gëzon fakti që janë rikuperuar edhe të dëmtuarit?

Jam i kënaqur që më në fund do të kemi një ekip të plotë nga dëmtimet. Por, të mos harrojmë, që kemi një mungesë shumë të rëndësishm­e si Vesel Limaj, i cili ndodhet në Gjermani dhe do të kthehet më vonë nga të gjithë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania