Manaj: Kam ngrënë sultjash, karantinën e kalova duke lexuar

Sulmuesi flet në faqen zyrtare të klubit katalanas

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Rei Manaj është një prej futbollist­ëve të rinj që i janë bashkuar këtë sezon skuadrës së Barcelonës B. sulmuesi u transferua në janar te kjo skuadër dhe është përshtatur mjaft mirë, teksa ka pasur edhe shansin që të stërvitet shpesh herë me Lionel Mesi & Co. "Në karantinë kam qenë me familjen. Të paktën nuk kam qenë vetëm. E kam kaluar karantinën me prindërit e mi, gjyshen dhe qenin tonë. Ai është një Labrador dhe quhet Budino", ka treguar fillimisht sulmuesi kuqezi në faqen zyrtare të Barcelonës.

KARANTINA - "Ka qenë diçka e vështirë dhe e rrallë, pasi askush nuk e kishte përjetuar këtë situatë. Kemi qëndruar të mbyllur për më shumë sesa dy muaj dhe për një futbollist të qëndrojë kaq pa prekur topin, është shumë e vështirë. Tani kemi mundësinë që të vrapojmë në rrugë apo parqe, por ende nuk jemi të gjithë bashkë në stërvitje. Po mundohemi që të përmirësoj­më aspektin fizik si he që të qetësojmë mendjen", është shprehur lojtari i Barcelonës B i cili u transferua atje nga skuadra e Albasetes.

REGJIMI - "Kam mbajtur një regjim të mirë edhe sa u përket ushqimeve gjatë kësaj periudhe. Një ditë kam ngrënë një nga ushqimet tipike shqiptare siç është sultjashi, një lloj orizi i nxehtë me puding. Sa i përket kohës, kam ndjekur seriale dhe filma të ndryshëm gjatë kësaj periudhe, gjithashtu kam lexuar shumë. Për momentin po lexoj 'Sekretet', një libër motivues i cili po më ndihmon shumë për të kaluar këto momente të vështira", ka shpjeguar më tej shqiptari.

Rei Manaj gjatë komunikimi­t në faqen zyrtare të Barcelonës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.