Berisha dhe SPAL marrin përgjigjet e tamponëve

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Etrit Berisha për fat nuk është i prekur nga Koronaviru­si. Kjo përgjigje negative ka ardhur për portierin e Kombëtares, pasi skuadra e SPAL-it i është nënshtruar kryerjes së testeve për të gjithë futbollist­ët dhe të gjithë anëtarët e stafit. Skuadra e cila po lufton për të siguruar mbijetesën në Serinë A, ka marrë përgjigje negative për të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit, pasi janë testuar për Koronaviru­sin. Portieri kuqezi dhe të gjithë lojtarët e SPAL-it janë duke u stërvitur individual­isht nën masa të rrepta dhe ende pa nisur që të kryejnë stërvitje të bashkuar në grup. Etrit Berisha, pavarësish­t faktit se skuadra e tij renditet në fund të tabelës është portieri me numrin më të madh të pritjeve në Serinë A.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.