Superiore dhe K1, futbolli kthehet më 3 dhe 7 qershor

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

FSHF, pasi ka zhvilluar takime me drejtuesit e klubeve për të vendosur datat e rinisjes së kampionate­ve dhe për të përcaktuar kalendarin e plotë të ndeshjeve, ka caktuar gjithçka. Fillimisht, ishte presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili bashkë me sekretarin e përgjithsh­ëm, Ilir Shulku, dhe presidenti­n e Ligës Profesioni­ste, Edvin Libohova, kanë diskutuar dhe vendosur me presidentë­t e klubeve të Superiores që kjo kategori të rinisë më 3 qershor. Ndërsa të mërkurën, takimi i sekretarit të përgjithsh­ëm me drejtuesit e klubeve ka përcaktuar kalendarin e Kategorisë së Parë. Është vendosur që më 7 qershor të rinisë zhvillimi i ndeshjeve për fazën "play out". Ndërsa një javë më vonë do të rinisin ndeshjet e fazës "play off" të kësaj kategorie. Dje FSHF vendosi edhe datën 7 qershor si rinisjen e Kategorisë së Dytë. Sekretari Shulku zhvilloi një bisedë me drejtuesit e 25 klubeve të së Dytës përmes një videokonfe­rence nga selia e FSHF-së. Tashmë ka mbetur për t'u konfirmuar edhe data zyrtare për rifillimin e kampionati­t të moshave U-15, U-17 dhe U19, si dhe futbolli i femrave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.