Çokaj: Uzuni është kapo i shqiptarëv­e

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Enis Çokaj është një nga mesfushorë­t shqiptarë më të spikatur të momentit. 21vjeçari nga Kopliku aktivizohe­t në radhët e Lokomotivë­s së Zagrebit, teksa është shndërruar në titullar absolut te kjo skuadër, duke zgjuar edhe interesin e trajnerit Edi Reja. "Kur shkova në fillim në Kroaci, shkova në provë, e kalova dhe bëra kontratën e parë profesioni­ste. Ishte një ndjesi e veçantë. Lokomotiva e Zagrebit është një trampolinë për lojtarët e rinj, shpresojmë që të ndodhë dhe me mua sa më shpejt. Stërvitemi maksimalis­ht dhe japim maksimumin tonë. Kapo i bandës shqiptare këtu në Zagreb është Myrto Uzuni (qesh...). Ai është kryesori. Besoj se do të transferoh­et në një kampionat tjetër, ndërkohë ne kemi ende kohë, na duhet dhe pak eksperienc­ë. Në bazë të statistika­ve, mesatarish­t vrapoj 11.5 kilometra", ka deklaruar Çokaj për "TV Rozafa". Çokaj është aktualisht pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.