Çfarë ndodhi me Partizanin ndaj Benfikës në 1987-ën

Panorama Sport (Albania) - - DOSSIER -

Partizani e ka paguar shtrenjtë incidentin e ndodhur në ndeshjen e parë të Kupës së Kampioneve ndaj Benfikës më 16 shtator 1987. Partizani u mund 4-0 në atë ndeshje në Portugali, por lajm bëri ndëshkimi me karton të kuq i katër futbollist­ëve, mes tyre edhe portieri Perlat Musta. Benfika e fitoi pjesën e parë me një autogol të Ahmetajt. Në minutën e gjashtë të pjesës së dytë arbitri ndëshkoi me karton të kuq portierin Musta, i cili doli për të grushtuar topin dhe pasi e largoi atë nga zona, ra në tokë së bashku me sulmuesin vendës. Për protestë, arbitri i nxori kartonin e kuq edhe Niko Frashërit. Në minutën e 72të kapiteni Arjan Ahmetaj merr kartonin e dytë të verdhë dhe në minutën e 82të është Lame që ndëshkohet me karton të kuq. Ocelli u mundua të merrte kartonin e pestë të kuq, pasi ashtu përsëritej ndeshja, por arbitri nuk ia dha. UEFA dënoi Partizanin për atë ngjarje që të mos luante 2 vjet në Europë dhe të ndëshkuari­t me karton të kuq që të mos luanin 5 vite në Europë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.