Çfarë ndodhi në atë sezon

Panorama Sport (Albania) - - DOSSIER -

Sezoni 1988-1989 në elitën e futbollit shqiptar zhvillohej me 12 skuadra dhe me tri faza. Pas përballjev­e direkte me vajtje-ardhje në dy fazat e para, sipas renditjes, 6 skuadrat e para luanin me njëra tjetrën për titullin kampion ndërsa gjashtë të dytat për mbijetesën. Në fund të këtij sezoni, Tirana u shpall kampione me 48 pikë dhe pas tyre u rendit Partizani me 3 më pak. Skënderbeu dhe Traktori i Lushnjës zbritën nga kategoria. Asokohe luhej me sistemin që një fitore vlerësohej me dy pikë. Partizanit iu hoqën katër titullarë para fillimit të fazës së tretë, ku portieri Perlat Musta tregon se gjithçka ndodhi me porosi pas shpikjes së disa normave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.