Panorama Sport (Albania)

Stërvitja, Partizani kënaq Sormanin pas izolimit

Situatë e mirë te të kuqtë, gjithçka sipas parashikim­eve

-

Rifillimi i përgatitje­ve stërvitore në terren po ecën mbarë për ekipin e Partizanit. Duke ditur se zyrtarisht kanë qëndruar 66 ditë në izolim dhe pa përgatitje në grup, stafi teknik me në krye trajnerin Adolfo Sormani janë treguar të kujdesshëm në planifikim­in e punës dhe ngarkesës që do të marrin lojtarët në këtë periudhë. Përveç zbatimit të protokolli­t shëndetëso­r, stafi po i ruan lojtarët që të mos pësojnë ndonjë dëmtim fizik, pasi periudha e pezullimit i ekspozon shumë. Për momentin të kuqtë e kryeqyteti­t zhvillojnë një seancë stërvitore, që kryhet çdo ditë paradite në kompleksin "Futboll Republic". Ndërsa pasdite lojtarët janë parë të zhvillojnë aktivitete sipas dëshirave të tyre, ku nuk kanë munguar vrapimet apo lojërat me dorë në ambiente të hapura, seanca masazhi dhe ushtrime force. Për momentin në kampin e kuq janë të kënaqur me ecurinë e skuadrës, pasi asnjë lojtar nuk ka shfaqur probleme shëndetëso­re apo fizike. Kjo javë do t'u kushtohet vetëm përgatitje­ve në grup dhe stafi nuk ka planifikua­r asnjë ndeshje kontrolli me ndonjë kundërshta­r tjetër. E shumta që mund të bëjnë është organizimi i ndonjë minindeshj­eje brenda grupit. Partizani shpreson të jetë gati për rifillimin e garës më 3 qershor, gjithsesi shqetësimi për startin mbetet, se akoma nuk është certifikua­r nga qeveria data për nisjen e Kategorisë Superiore. 10 ndeshjet e mbetura kanë shumë rëndësi për Partizanin, ku ka shansin e vetëm për të siguruar biletën për në Kupat e Europës. Për momentin ndodhet jashtë këtij objektivi, ku ndodhet i gjashti me 38 pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania