Bajko: Tirana ekipi i Partisë, Partizani u dënua

Panorama Sport (Albania) - - DOSSIER -

Në intervistë­n për "Panorama Sport" ish-trajneri i shquar i Partizanit dhe i Kombëtares rrëfen edhe se çfarë ndodhi në ndeshjen kundër Benfikës dhe hilja që, sipas tij, i bënë në vitin 1989. "Deri diku në mendimet e drejtuesve mund të ketë qenë që Partizani është i dënuar dhe nuk kemi pse të kërkojmë që të fitojë kampionati­n. Kam pasur gjithmonë dyshime. Por, për mendimin tim u përdor një hile tjetër: Perlati, Ariani, Frashëri, Lame janë dënuar nga pesë vjet. D.m.th. në këtë situatë mund të mendohej që ne edhe i heqim qafe këta lojtarë që konsideroh­eshin zevzekë, të vjetër, problemati­kë dhe rinovojmë edhe ekipin. Partizani më i privilegju­ari? Shikoni, nuk ka udhëhequr as ushtria, as Sigurimi. Tirana ishte më e favorizuar sepse ishte Komiteti i Partisë i Tiranës që e kishte në varësi ekipin e Tiranës. Xhelil Gjoni, kryetari i Komitetit të Partisë, e ndihmonte Tiranën. Problemet ua zgjidhte dhe ua merrnin futbollist­ët ekipeve të tjera", tha Bajko.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.