Kola: Musta nxirr emrat, Tirana e meritoi titullin

Panorama Sport (Albania) - - DOSSIER -

Agustin Kola nuk është dakord me Perlat Mustën për sa i përket sezonit të vitit 1989, kur Tirana u shpall kampione. "Po si mund të thuash që Tirana është favorizuar? Po ç'janë këto tani? Perlati dhe disa të tjerë nuk i kaluan testet. Por nëse i kanë dënuar siç pretendon, atëherë ka më shumë shanse që motivi të ketë qenë për shkak të incidentev­e që patën ndodhur më parë në ndeshjen kundër Benfikës në Kupën e Kampioneve. Ai sistem ishte dhe ashtu vepronte. Por kjo nuk ka lidhje as me normat dhe as me ndonjë preferencë të atij sistemi. Atë vit u bënë tri herë sepse u ndryshua edhe formula e kampionati­t. Duhet të dini se Tiranës nuk i kanë falur kurrë dhe asgjë atëherë. Është fituar gjithçka me djersë, me mund dhe me një skuadër e staf të shkëlqyer. Të thuash që lojtarët e Partizanit paskan qenë të persekutua­r dhe ne të Tiranës merrnim shtëpi dhe ishim të privilegju­ar, kjo nuk është aspak e vërtetë. Partizani kishte gjithë Presidiumi­n me vete", tha Kola për gazetën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.