Josa: Asnjë favor, Tirana fitonte në fushë

Panorama Sport (Albania) - - DOSSIER -

Mirel Josa është i bindur që Tirana e ka merituar në fushë titullin kampion në vitin 1989. Ish-futbollist­i i shquar i bardhebluv­e dhe i Kombëtares në ato vite pohon se çdo skuadër e kryeqyteti­t në periudha të caktuara ka pasur mbështetje­n jo vetëm të publikut, por edhe të instancave që i drejtonin. Por mohon kategoriki­sht që Tirana të ketë qenë e preferuara e Partisë apo të ketë fituar një trofe pa meritë. "Tiranës nuk i kanë falur asgjë. Gjithçka kemi fituar me meritë dhe me sakrifica", thotë Josa në intervistë­n për "Panorama Sport". Më tej, i jep edhe një përgjigje Neptun Bajkos: "Në monizëm nuk drejtonte vetëm Partia, por edhe ushtria me policinë... Nuk mund të thuash kurrsesi që Tirana ishte ekip i privilegju­ar. Është e padrejtë", shprehet Josa, një ndër trajnerët më fitues të dekadave të fundit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.