"Na mohuan titullin në '89-ën, Tirana e privilegju­ar"

Panorama Sport (Albania) - - DOSSIER -

Ish-portieri i Partizanit dhe i Kombëtares, Perlat Musta, deklaroi se shpikja e disa normave bëri që Partizanit t'ia mohonin titullin në 1989-ën: "Kampionati atë sezon zhvillohej me tri faza. Përpara fillimit të fazës së tretë u shpikën normat në periudhën mars-prill. Gjatë atij testimi të shpikur, me sa mbaj mend, ngelëm unë, Arjan Ahmetaj, Marko Pelinxhi dhe Ledio Pano. Ishim katër lojtarë të formacioni­t. Si ekip ishim të parët dhe të shkëputur nga ndjekësit. Për mua ajo që ndodhi ka qenë me plan. Për herë të parë në këto testime të futbollist­ëve u vendos edhe një arbitër atletike. Ai kishte ardhur me porosi, pasi për mua kishte marrë edhe kompetencë të veçantë. Po të vazhdonte kampionati, sipas rregullave të ditura, Partizani do të dilte kampion. Tirana? Komiteti ku përfaqësoh­ej Tirana, ka qenë gjithmonë i fortë, kishte shtëpi dhe kishte punë, që ishin parësore për sistemin e asaj kohe. Një lojtar i Partizanit e kishte të vështirë t'i dilte shkolla dhe këtë e kam vuajtur edhe vetë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.