Përplasjet në bashki lënë një klub të tërë pa rroga

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Përplasjet në Bashkinë e Shkodrës kanë lënë pa rroga lojtarët e Vllaznisë, të cilët po futen në muajin e katërt që nuk po paguhen. Që në fund të muajit mars bashkia reagoi në faqen e saj zyrtare, teksa ia kaloi "topin" Këshillit Bashkiak, i cili njëkohësis­ht përbën asamblenë e klubit shkodran. Për shkak të mosmiratim­it të pasqyrave financiare nga ana e Këshillit Bashkiak dhe dështimit disa herë të mbledhjes, ka mbetur peng likuidimi i lojtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të klubit. Gjithashtu, prej pesë muajsh nuk kanë marrë rrogat as pjesëtarët e akademisë dhe punonjësit e fushës sportive "Reshit Rusi". Bashkia Shkodër, e drejtuar nga Voltana Ademi, tashmë ka një konflikt të hapur me kryetaren e Këshillit Bashkiak, Brisela Kadija. Madje, kjo e fundit ka shigjetuar direkt kryebashki­akenAdemi për situatën në klub. "Problemet e KF Vllaznia janë tërësisht organizati­ve. Buxheti i planifikua­r për 2020-ën është në vlerën 40 milionë lekë (të rinj). Ndërsa buxheti i sh.a. që miratohet nga asambleja e aksionerëv­e përfshin edhe zëra të tjerë të ardhurash dhe mbi të gjitha, ka pasoja kontraktua­le që janë përtej përgjegjës­ive tona dhe janë marrëdhëni­e që nxjerrin penalitete të rënda ekonomike dhe morale për shoqërinë në fjalë", citonte ndër të tjera kryetarja e Këshillit Bashkiak.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.