Skandali me restoranti­n

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

E trishtë dhe skandaloze ajo që u ka ndodhur ditët e fundit lojtarëve të Vllaznisë. Edhe pse përfaqësoj­në një klub me shumë emër, ata janë ndier të fyer kur kanë shkuar në restoranti­n ku janë ushqyer zakonisht deri në muajin mars. Këtë herë nuk kanë mundur të ushqehen, sepse klubi ka shumë fatura për të paguar dhe, kësisoj, marrëdhëni­et janë prishur. Tashmë duhet të gjendet një vend tjetër, në mënyrë që lojtarët e huaj dhe ata nga rrethet e tjera të ushqehen normalisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.