Panorama Sport (Albania)

Lika: Turp, hoqën edhe ushqimin

"Çfarë faji kemi ne që në bashki kanë luftë politike?! Është e rëndë që lojtarët qëndrojnë pa ngrënë"

- ADMIR URUÇI

Gilman Lika ka sqaruar dje pas takimit me administra­torin Suad Lici situatën e rëndë që po kalon Vllaznia. Kapiteni i shkodranëv­e ka folur hapur para mediave, duke nxjerrë në pah problemati­kën në klubin shkodran. "Nuk mund të flitet më për futboll, do të vazhdojmë bojkotin derisa të na japin një zgjidhje", ka thënë ndër të tjera mesfushori, i cili nuk e përtyp dot këtë situatë, të cilët e quan kritike. Ai sqaroi se futbollist­ët janë në unison dhe nuk mund të pranojnë propozimin e klubit që nga katër paga pa marrë u njeh vetëm një rrogë e gjysmë. Gilman, e bojkotuat stërvitjen prej problemeve që në fakt ia kishit deklaruar edhe trajnerit dy ditë më parë. Ishte ky vendimi i duhur në këtë situatë?

Po, ky është një vendim që e kemi marrë të gjithë si ekip. Duke parë situatën shumë të vështirë që po kalojmë, vendosëm të mos dalim në stërvitje. Besoj se e keni marrë vesh të gjithë që u bënë katër muaj pa u paguar. Lojtarëve jabanxhinj ua kanë hequr edhe ushqimin, as drita nuk kanë në shtëpi. Kjo është shumë e rëndë dhe kritike... Mendoj se është e pamundur për të folur për futboll në këto

kushte. Administra­tori Lici deklaroi se klubi njeh si borxh vetëm një muaj e gjysmë rroga. Cila është kërkesa juaj?

Unë mund të them se skuadra është paguar për herë të fundit në muajin janar. Pra, ne kërkojmë që të na paguhen edhe katër muajt që mbeten. Bëhet fjalë për muajin shkurt, mars, prill dhe maj. Pjesën tjetër të sezonit, pra muajt qershor dhe korrik, ne mund të pranojmë të qëndrojmë edhe me një pagë minimale që mund ta vendosë klubi pa problem. Gjithashtu,

duam që të zgjidhet sa më shpejt puna e lojtarëve që nuk janë nga Shkodra sa i përket trajtimit ushqimor. Edhe për muajt shtesë, që siç e thashë, mund të pranojmë një pagë minimale, klubi gjithashtu duhet të paguajë qiratë e shtëpive të lojtarëve jabanxhinj edhe për qershorin e korrikun.

Cili ishte premtimi i administra­torit për kërkesat që ju parashtrua­t?

Duhet të zgjidhet sa më shpejt kjo situatë, por drejtuesit na thanë se problemin e ka Këshilli Bashkiak. Ata kanë një luftë politike me njëri-tjetrin, por çfarë kusuri kemi ne si skuadër...?! Çfarë faji kemi ne që mund të rrimë pa stërvitje apo lojtarët që qëndrojnë pa ngrënë... Ne jemi futbollist­ë dhe këtu po flitet që fajin e ka Këshilli Bashkiak. Nuk na duhen neve këto situata, thjesht duam zgjidhje. U bë kohë që duam takim dhe të gjejmë një zgjidhje, por nuk po e vlerëson njeri këtë.

Lici përmendi edhe pagën që ka dhënë FSHF...

Paga e federatës nuk është as për të shtyrë një javë...

Do të vazhdojë bojkoti i stërvitjes edhe në ditët e ardhshme?

Çunat kanë vendosur të gjithë bashkë që të vazhdojmë bojkotin derisa të na japin një zgjidhje. Bojkoti ka qenë i pranuar nga të gjithë lojtarët. Ne po kërkojmë dikë që të flasim dhe ta zgjidhim këtë. Me kryebashki­aken nuk kemi komunikuar.

 ?? FOTOT: A.Uruçi ?? Moment nga diskutimi i administra­torit Lici dhe lojtarëve para se ekipi të bojkotonte stërvitjen
FOTOT: A.Uruçi Moment nga diskutimi i administra­torit Lici dhe lojtarëve para se ekipi të bojkotonte stërvitjen
 ??  ?? Gilman Lika duke debatuar me administra­torin
Gilman Lika duke debatuar me administra­torin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania