Jonuz nuk shfaqet, duhet të respektojë karantinën

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, nuk është parë dje në ambientet e klubit shkodran. Nga sa mësohet, ai i është nënshtruar karantinës, edhe pse dy ditë më parë bëri një bisedë me futbollist­ët në fushën e stërvitjes. Frika për një kontroll të autoritete­ve ka bërë që Jonuz të qëndrojë në shtëpi gjatë ditës së djeshme, aq më tepër që ka mësuar edhe faktin se do të bojkotohet stërvitja. "Problemet duhet të zgjidhen një nga një brenda kësaj jave, sa më shpejt të jetë e mundur. Kam folur sot (dje) vetëm kur kam qenë në doganë. Skuadra ka 3-4 muaj që nuk paguhet nga klubi. Kemi një problem madhor edhe me kontratat, që duhen zgjidhur sa më shpejt", pati thënë Jonuz për "Panorama Sport". Së bashku me trajnerin kuqeblu, në karantimin për 14 ditë është futur edhe futbollist­i maqedonas, Filip Gligorov. Ndërkohë, nuk kanë mbërritur ende në Shkodër Efremov, Adili dhe Hristov.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.