Lojë me dy pasime, Shehi kërkues ndaj lojtarëve

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE SPORT - Mariglen Miraka

Kukësi vazhdon përgatitje­t në Cërrik. Ndryshe nga seanca e së mërkurës, dje në "Nexhip Trungu" punuan më së shumti me topin. Orges Shehi po mundohet që t'i fusë lojtarët në ritëm, kur dihet që ditët në dispozicio­n para nisjes së kampionati­t janë realisht të pakta. Veç ushtrimeve klasike, pasimet dhe aksionet e shpejta morën një vëmendje të veçantë prej numri një të pankinës së veriorëve. E megjithatë, trajneri është treguar i kujdesshëm. Pushimet kanë qenë të njëpasnjës­hme, në mënyrë që lojtarët të mblidhnin veten. Nuk mungoi edhe një lojë në gjysmëfush­ë dhe një në fushë të plotë, e cila ishte me dy pasime. Stafi teknik e ndau grupin në dysh, ku formacioni i parë u vendos përballë rezervave. Durrsaku i stolit të verilindor­ëve u shfaq edhe kërkues, ndërsa herë pas here priste perfeksion­in në detyrat që kishte dhënë për secilin lojtar. Sa i përket miqësores me Turbinën (e ideuar për këtë fundjavë), ajo është vënë seriozisht në pikëpyetje. Klubi saktëson për "Panorama Sport" se fillimisht duhet marrë leje nga federata. Grupit dje iu bashkua edhe portieri i tretë Jetmir Bashaj, ndërsa mungesa e vetme mbetet ajo e Vesel Limajt. Riatdhesim­i i mesfushori­t nga Gjermania po has pengesa të mëdha, e megjithatë në klub po bëjnë çmos që ta sjellin para rinisjes së sezonit.

Pamje nga stërvitja në Cërrik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.