Dita, "SMS" dashurie Skënderbeu­t

"Rikthimi në fushë më ngjau me ditën e parë të shkollës. Pas pandemisë do të jemi ndryshe"

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE SPORT - LLAZI SARO

Bruno Dita i jep sin jale të hapura “dashurie” Skënderbeu­t. Edhe pse i përfundon kontrata dhe mbi të gjitha nga Tirana kanë shfaqur interesim për të, ai nuk e përjashton mundësinë e rinovimit. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, mesfushori lë të hapur opsionin për të zgjatur bashkëpuni­min me korçarët. Numri 22 i bardhekuqv­e rrëfen edhe emocionet e rikthimit në fushë, ndërsa e krahason me ditën e parë të shkollës. I ka munguar futbolli pas më shumë se dy muajsh pushim, megjithatë është i bindur se ekipi i tij do të marrë maksimumin nga këto 10 javë që kanë mbetur.

Bruno, sa ju kishte munguar futbolli pas më shumë se dy muajsh izolim?

E kemi thënë shpesh, kjo shkëputje ka qenë e vështirë. Por, më në fund mbaroi dhe tani u rikthyem. Dhe të jem i sinqertë, tani e kuptova se sa mall kisha për zakonin e përditshëm të stërvitjev­e në grup dhe futbollit. Dy muaj larg fushave kanë qenë vërtet të vështirë për t’u përballuar. Kemi kaluar vërtet ditë të vështira, por e rëndësishm­e është që u rikthyem.

Le të ndalemi te rikthimi. Cilat ishin emocionet e ditës së parë?

Ka qenë njësoj si dita e parë e shkollës, emocion maksimal, entuziazëm dhe një dëshirë e madhe për të rifilluar. Dëshirë që vihej re te çdo lojtar. Tani presim që qeveria të vendosë për datën zyrtare se kur do të fillojë kampionati.

Sa ka ndryshuar forma fizike pas 67 ditësh ndërprerje?

Jashtëzako­nisht shumë. Nëse do të kujtojmë momentin kur u ndalua kampionati, ne ishim në një formë të shkëlqyer. Por, tashmë, pas dy muajsh shkëputjej­e, asgjë nuk mund të jetë si më parë. Kanë ndryshuar shumë gjëra, që shpresoj t’i rikuperojm­ë deri diku.

Vetë Dita si ndihet?

Jam munduar në maksimum të ruaj formën sportive për të mos e pasur të vështirë rikthimin, por normalisht duke parë izolimin në kuadër të masave të marra ka qenë tejet e vështirë të mbash atë rendiment. Më shumë jam munduar të jem gati në aspektin atletik.

A mendoni se mund të ktheheni sërish atje ku e mbyllët para Koronaviru­sit?

Jo. Sigurisht që jo. Koha nuk të premton pasi kemi vetëm pak ditë në dispozicio­n për t’u përgatitur. Në vetëm 10 ditë nuk mund të bësh shumë, por të paktën të shpresojmë që të marrim ngarkesën e duhur dhe të përballojm­ë ngjeshjen e kampionati­t.

Në këto 10 javë të mbetura ku mund të arrijë Skënderbeu?

Jemi në vendin e katërt dhe do të mundohemi të ngjitemi akoma më shumë. Nuk mund të përgjigjem saktë pa parë se çfarë gjendjeje dhe çfarë forme kanë ekipet e tjera. Ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se ne do të japim maksimumin dhe do të provojmë të jemi mes tri vendeve të para. Jam i bindur se një gjë të tillë mund ta arrijmë pasi cilësitë i kemi në grup.

Të hënën ju priti vetë presidenti. Çfarë ju tha?

Po, është e vërtetë. Na kërkoi që të bënim kujdes maksimal me shëndetin. Na bëri të ditur se e rëndësishm­e është që në fund të kësaj situate të gjithë të jemi shëndosh e mirë. Na tregoi protokolli­n shëndetëso­r në një situatë të tillë dhe kaq.

Po për çështjen e financave, si është situata te Skënderbeu?

Për momentin mendoj se është gjëra e fundit për të diskutuar në këtë situatë ku ndodhemi prandaj nuk dua të bëj asnjë koment.

Së fundi, cila është e ardhmja e Bruno Ditës?

Unë kam një kontratë me Skënderbeu­n të vlefshme deri në fund të sezonit dhe jam duke menduar vetëm për Skënderbeu­n në këtë moment, më pas të shohim. Do të më pëlqente nëse vijoja këtu. Nuk e përjashtoj si mundësi, por gjithçka le t’ia lëmë të ardhmes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.