Tirana, dominim absolut në Superiore

Fitojnë 2.14 pikë për ndeshje, por pësojnë gola pa fund

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE SPORT - OLSI AVDIAJ

Tirana është skuadra që dominon në çdo aspekt në Kategorinë Superiore. Ajo ka dominuar si brenda, jashtë, në pjesën e parë, në sulm. Defekti i vetëm i skuadrës është pjesa defensive. Skuadra e drejtuar nga Emanuel Egbo është e para në çdo drejtim, duke filluar që nga renditja që është nëntë pikë përpara. Ama bardheblut­ë janë të parët në renditjen e veçantë si brenda dhe jashtë fushe. Brenda fushe kanë grumbullua­r 30 pikë në 14 takime, ndërsa jashtë fushe, 23 pikë në 12 takime. Asnjë skuadër tjetër nuk ka bërë më mirë se bardheblut­ë, të cilët janë të parët edhe një renditjen e pjesës së parë. Ata kanë grumbullua­r 45 pikë në vend të 53 pikëve, duke treguar forcën e tyre në fushën e lojës. Janë skuadra që kanë shënuar më shumë se të tjerët, plot 48 gola në 26 ndeshje, por nuk e kanë kaluar dot mesataren e dy rrjetave për sfidë. Një tjetër shifër e veçantë është edhe fakti që Tirana në 26 javë ka grumbullua­r 2.14 pikë për sfidë. Gjithsesi, kanë shënuar dhe marrë

pikë më shumë në shtëpi sesa jashtë saj.

Edhe pse dominon në çdo detaj, vetëm në një parametër Tirana nuk është e para. Bëhet fjalë për mbrojtjen, ku ka pësuar 25 gola, shumë në krahasim

me Kukësin që është e dyta në këtë renditje speciale, ndonëse mesatarja e shënimit të golave, e lejon që të jetë në krye të Superiores me meritë. Bardheblut­ë aktualisht janë 9 pikë nga vendi i dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.