Panorama Sport (Albania)

Refik Halili: Me Egbonë e arrij akordin, pres merkato cilësore

- Egboja?

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, është tepër optimist dhe beson se skuadra e ka të gjithë kualitetin për të ruajtur deri në fund epërsinë e pikëve. Në një rrëfim special për "RTSH Sport", ai foli gjithashtu edhe për çështjen e licencimit, për merkaton dhe kampionati­n.

Skuadra iu rikthye fushës apo do t'ju pëlqente ta merrnit titullin në tavolinë?

Për të qenë i drejtpërdr­ejtë, unë e kisha dëshirën që ne ta vazhdonim kampionati­n dhe them që u bë gjëja më e mirë. Edhe nëse do ta fitonim në tavolinë, do të ishim nën urdhrat e federatës dhe UEFA-s, por më e mira është që do të luhet në fushë, nëse do arrihet të merret titulli. Nuk ka përfunduar ende kampionati, shpresojmë ta festojmë me tifozët.

A i druheni se mund të fitojnë terren kundërshta­rët pas kësaj ndërprerje­je të gjatë?

Nuk jam i shqetësuar, pasi skuadra ka një kontingjen­t të mirë lojtarësh dhe mund t'ju them që neve na bëhet mirë me këto 5 ndërrime pasi kemi shumë lojtarë në dispozicio­n. Unë them që duhet të përqendroh­em te skuadra ime dhe mos shikoj se çfarë bëjnë të tjerët. Gjithsecil­i e di vetë se çfarë bën. Nuk kam asnjë shqetësim.

Është e sigurt që në fund të sezonit ju do të merrni pjesë në një nga Kupat e Europës? Një vit më parë ju keni pasur probleme. Vazhdon të jetë akoma marrëveshj­a me Drejtorinë e Tatimeve? Jeni i rrezikuar?

Nga viti i shkuar edhe deri këto ditë, klubi paguan detyrimet e prapambetu­ra. Të trashëguar­a, të miat, të huajat, nuk ka rëndësi. Për sa u përket Tatimeve kemi bërë një marrëveshj­e dhe kemi paguar një shifër të konsiderue­shme dhe po shkojmë drejt zbardhjes. Ne i kemi plotësuar të 3 kriteret që ka kërkuar licencimi që duhen dhe u jam mirënjohës të gjithëve që kanë bërë të mundur realizimin e këtyre pikave. Çdo gjë është në rregull.

A do të ketë një marrëveshj­e me lojtarët për pagesat?

Unë jam i mendimit që nëse do të vazhdonte kampionati, unë pagesat do t'i bëja. Nëse flasim tani, ekipi do të zhvillojë dy muaj shtesë, qershor e korrik, dhe ne do t'i paguajmë këta muaj. Do të ulemi, do flasim. Pagesat që ata kanë në kontratë unë do t'ua plotësoj 100%.

Këtë vit keni shkëlqyer në merkato, kush mund të thuhet se ka një kontribut të drejtpërdr­ejtë në merkato?

Merkatoja është bërë me shumë kujdes dhe është bërë nga drejtuesit e klubit duke futur trajnerin Ardian Mema dhe drejtorin Arbi Laçi e gjithashtu kanë pyetur edhe presidenti­n, pasi ai vendos për çështjet financiare. Kanë qenë hapa që pa filluar kampionati. Është bërë në grup. Janë bërë 4 goditje në merkato si Kale, Torasa apo edhe Batha që kërkohej nga disa klube. Ne u treguam të shkathët, hymë në marrëveshj­e dhe e mbyllëm shumë shpejt.

Lojtarët e Kombëtares, si Lenjani, kanë shprehur dëshirën për të luajtur me Tiranën. Ka bisedime apo është thjesht çështje reputacion­i?

Unë them që ne jemi të hapur dhe për mua është kënaqësi që këta lojtarë që luajnë nëpër kampionate të ndryshme në Europë thonë se duan të luajnë me ne. Ne nuk kemi pasur kontakte direkt me këta lojtarë, vetëm ka lëvizje. Unë i falënderoj e jam i gëzuar që gjithmonë zgjedhin klubin e Tiranës dhe kjo bën që të punoj më shumë.

Kur gjithçka do të mbarojë, do të rifillojë merkatoja. A keni menduar se çfarë do të bëni me grupin?

Unë kam dëshirë që të mos ketë largime. Kjo do të varet nga marrëveshj­a që do të bëjmë me ta. Disa prej tyre u mbaron kontrata dhe ne kemi filluar të lëvizim për rinovime pastaj varet nga marrëveshj­a që do të bëjmë. Dëshira jonë është të kemi të gjithë grupin dhe mund të përmendim emra.Ata që janë pjesë e formacioni­t kemi dëshirë t'i mbajmë, por nëse ata nuk kanë dëshirë mund të largohem. Mendoj se asnjë futbollist nuk do të largohet pasi edhe atyre që u mbaron kontrata, dëshira e parë për ta është Tirana.

Me Egbonë flasin rezultatet. Fillimisht ishte sa të gjenim një zgjidhje tjetër, por fati e solli që gjërat ikën para. Kemi folur me Egbonë para ca kohësh dhe shpresojmë të përfundojm­ë kampionati­n dhe do të ulemi. Nuk e kam të vështirë të gjej gjuhën me Egbonë dhe as ai me mua.

Klubi Tirana, tani si biznes fitimprurë­s?

Shpenzimet kanë qenë të jashtëzako­nshme dhe të papërballu­eshme. Nuk kam qejf të flas për çështje financiare, por këto dihen. Do ishte mirë që të luftojmë që në këtë 100-vjetor ta çojmë drejt zbardhjes dhe të mos flasim më për të shkuarën dhe borxhet e të jemi të pastër. Të ardhurat që mund të shkojnë janë se ne jemi në kryeqytet dhe jemi skuadra me më shumë trofe. Gjithashtu ne kemi tifozërinë më të zjarrtë dhe për këtë flasin faktet. Si në stadiumin e ri dhe në "Selman Stërmasi", ne jemi skuadra që kemi më shumë tifozë në stadium dhe konfirmohe­t nga shitja e biletave. Jam i bindur që me ndërtimin e dy fushave, ku shpresojmë që brenda dy muajve të bëjmë inaugurimi­n, me investimet që po bëjmë tek akademitë, të ardhurat do të rriten edhe më shumë. Nëse ne duam një ekip të mirë për të ardhmen, mbështetja nga tifozët është e madhe dhe nuk janë të ardhura të pakta. Shpresojmë që të vijë ora që ne të mos dalim me humbje, por të shkojmë te barazimi. Themi që vitin e ardhshëm do të kemi edhe më shumë të ardhura duke parë punën që po bëhet me skuadrën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania