Panorama Sport (Albania)

3 lojtarë bojkot Bylisit, Kapllanaj: E kemi gjobitur rëndë Visenten

Hidi, Bicaj dhe mbrojtësi brazilian nuk u dukën as dje në stërvitje

- PRESIDENTI Erjon Saliu

Bylisi ka hyrë në kulmin e përgatitje­ve, të cilat i ka alternuar mes stadiumit “Adush Muça” që ka bar natyral dhe kompleksit “Bylis” me tapet artificial. E megjithatë, mungesat vazhdojnë. Isli Hidi dhe Dimtar Bicaj nuk janë vënë as dje nën urdhrat e Veljko Dovedanit. Portieri dhe mbrojtësi nuk duken që prej të hënës dhe mësohet se shkak janë bërë pagat e prapambetu­ra. Dy titullarët nuk po paraqiten derisa të marrin garanci nga klubi. As Visente de Paula Mercedes nuk ka qenë, pas akuzave që bëri për problemet me pagat.

- Besnik Kapllanaj e ka gjobitur rëndë mbrojtësin brazilian, Visente de Paula Mercedes. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë presidenti i Bylisit, në

një deklaratë të dhënë për “SuperSport”. “Ne nuk mund t’ia mbyllim gojën askujt që ka dëshirë të flasë. Lojtari thotë se ka 4 muaj që nuk është paguar, në një kohë që nuk i ka kaq muaj që ka ardhur. Është paguar në shkurt dhe mars, prilli është paguar nga federata,

ndërsa në maj nuk është paguar pasi nuk është mbyllur muaji. Lojtari ka një kontratë dhe ka instanca të duhura për të folur. Ne e kemi gjobitur rëndë Visenten për deklaratat e tij pasi janë të pavërteta. Para se të nisej te ne kishte një ofertë zyrtare prej dy

vitesh, me vitin e dytë që do të ketë rritje, por ai shprehet se nuk e ka lexuar në anglisht. Për sa u përket atyre që thuhet se ndërhyj në formacion, nuk janë të vërteta, pasi nuk mund të ndërhysh aty, duke ditur që kemi pasur trajnerë shumë të mirë ndër vite”, tha për këtë çështje numri një i ballshiotë­ve. Ai foli edhe stërvitjen, ndërsa qartësoi se ekipi i tij është gati. “Karantina na kapi të gjithë bashkë në Ballsh dhe kemi bërë stërvitje gjatë gjithë kësaj kohe. Mallakastr­a nuk ka pasur asnjë rast me Koronaviru­s dhe nuk jemi njëjtë si qytetet e tjera. Mund të them se jemi gati dhe mund të përballemi me të gjithë. Me sa di unë, nga viti i ardhshëm duhet të jenë të gjitha klubet e Kategorisë Superiore me ndriçim. Të jenë të sigurt të gjithë se kjo do të ndodhë herët apo vonë”, u shpreh presidenti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania