Gati testet për lojtarët, rikuperohe­t Ndreca

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE SPORT -

Stafi teknik po projekton që brenda kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme të kryejë teste fizike. Ai do të shohë se si kanë reaguar lojtarët pas stërvitjev­e në grup, pas dy muajve e gjysmë pune individual­e. Nga ajo që është vënë re nuk ka asnjë lojtar mbipeshë në Ballsh dhe ky fakt i bën optimistë drejtuesit, pasi janë zbatuar detyrat gjatë periudhës së pezullimit të kampionati­t. Tashmë në Ballsh janë të përqendrua­r te ndeshja e radhës me skuadrën e Tiranës e cila luhet në 3 qershor në Ballsh. Kështu që, e gjithë vëmendja është e përqendrua­r te sfida e fundit e fazës me bardheblut­ë që janë kryesues të garës. Lajme të mira vijnë edhe nga infermieri­a, ndërsa Edison Ndreca është rikuperuar tërësisht. Asi u dëmtua në shpatull gjatë muajit shkurt, por duket se tashmë e ka hedhur pas krahëve këtë shqetësim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.