Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, Ribaj do një... trajner

“Shpresoj që të na kthehet edhe Troisi, do të qëndroja në Vlorë nëse gjërat shkojnë mirë”

- ERMAL SIKA

Andi Ribaj kërkon më shumë kohë për t’u stërvitur. Është i lumtur për rifillimin e kampionati­t, por datën 3 qershor e quan të papërshtat­shme. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi zbulon se i kishin munguar stërvitjet dhe atmosfera që krijohet në grup. Flamurtari është skuadra më e rrezikuar për të rënë nga kategoria, por 30vjeçari paralajmër­on se ata nuk do të dorëzohen. Derisa matematika i lejon, do të luftojnë deri në fund për mbijetesën. Ndihet shumë i lidhur me ambientin dhe fanellën kuqezi, aq sa do të ishte gati që të qëndronte edhe një tjetër vit në Vlorë.

Andi, si kanë qenë këta dy muaj pa futboll dhe pa stërvitje në grup?

Kaluam një situatë që nuk na kishte ndodhur më përpara. Ishte e vështirë pa futboll. Na ka munguar gjithçka, e në veçanti stërvitja në grup. Ajo ka ndryshim shumë të madh nga puna individual­e. Jam munduar që gjatë ndërprerje­s të ruaj formën fizike, duke u ushtuar në Fier. Kam punuar çdo ditë me përkushtim të madh, por natyrisht që stërvitja në grup me të gjithë shokët e skuadrës është më e bukur dhe nuk zëvendësoh­et dot nga atë individual­e. Megjithatë, ashtu ishin rrethanat, ndaj duhet të përshtates­him. Me gjendjen që po shkon drejt normalizim­it, i lumturohem­i edhe kthimit në fushë.

Si po i kaloni këto ditë të para të rinisjes së stërvitjes?

Jemi duke kaluar shumë mirë. Gjithçka ka shkuar siç duhet. Në këto ditë jemi duke u stërvitur nga profesor Dritan

Resuli, pasi siç e dini Marcelo Troisi ka mbetur në Greqi prej Koronaviru­sit dhe mbylljes së kufijve. Shpresojmë që edhe trajneri të na bashkohet shpejt.

Si paraqitet gjendja e lojtarëve pas atij pushimi më shumë se dymujor? Gjendja

e lojtarëve është shumë e mirë pasi të gjithë kanë marrë ngarkesat e tyre në mënyrë individual­e dhe janë stërvitur.

Ju ishit për rinisjen e kampionati­t apo do të pranonit edhe verdiktet në tavolinë?

Jo, nuk mendoj kështu. Përderisa pritëm gjithë këtë kohë,

kampionati duhej të vazhdonte dhe verdiktet t’i jepte fusha e lojës dhe jo të vendoseshi­n ndryshe. E megjithatë, një kohë më e gjatë për t’u stërvitur duhet. Koha që na është lënë në dispozicio­n, deri më 3 qershor, është e pamjaftues­hme. Nëse do të ishte një përgatitje më e

gjatë, do të ishte edhe më mirë për të gjithë.

Duhet një mrekulli që Flamurtari të shpëtojë, për çfarë do të luftoni në këto 10 javë që kanë mbetur?

Përderisa na e lejon matematika, do të provojmë gjithçka. Asgjë nuk ka mbaruar. Janë edhe 10 ndeshje në lojë. Në çdo përballje ne duhet që të japim dhe marrim maksimumin. Kam bindje që në javët e mbetura të gjithë lojtarët do të jenë të mobilizuar për të treguar forcat dhe vlerat e tyre më të mira dhe për të bërë gjithçka për Flamurtari­n, pasi klubi, tifozët dhe qyteti meritojnë që ne të kemi respektim më të madh ndaj kësaj fanelle me peshë të madhe. Këtë e dinë të gjithë lojtarët dhe ata janë të motivuar për të bërë më të mirën. Të gjithë jemi vlonjatë dhe e ndiejmë këtë ekip.

Ndryshimi i skemës së kampionati­t do të ishte “shpëtim” për kuqezinjtë. Mendoni se duhet të ndodhë kështu?

Shikoni, për këtë pjesë dua që t’i bie shkurt. Këtë gjë nuk e di unë dhe nuk më takon të flas. Atë e vendosin të tjerë.

A do të qëndronit në Vlorë, nëse Flamurtari do të zbresë në Kategorinë e Parë?

Nëse gjërat do të shkojnë në rrugën e duhur, patjetër që do të qëndroja në Vlorë. E them me gojën plotë këtë gjë, pasi Flamurtari është një klub me traditë të madhe.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania