Panorama Sport (Albania)

“Presidenti i Bylisit shkatërroi kalimin tim te Pas Janina”

-

Ardit Hoxhaj është gati të luajë për Flamurtari­n edhe nëse do të bien nga kategoria. Sulmuesi i ofron besnikëri ekipit të zemrës, megjithatë një kusht e ka. Në një lidhje direkte me “SuperSport” vlonjati qartëson se do të qëndrojë nëse klubi ka një projekt serioz. Gjatë rrëfimit të tij, zbulon edhe një peng nga karriera. Ai kujton kohën kur iu shkatërrua tratativa për të kaluar te Pas Janina, prej presidenti­t të Bylisit. “Kemi 3 ditë që e kemi nisur stërvitjen dhe mezi e kemi pritur. Nuk do ishte mirë të pezullohej përfundimi­sht kampionati, pasi do bëhej një kohë shumë e gjatë pa luajtur. Jemi munduar të stërvitemi në kushtet që ishim. Pse dështoi kalimi im te Pas Janina? Pengu im ai është, që nuk kalova atje. Vajta atje dhe nisa stërvitjen, madje përgatites­him për Kupat e Europës. Marrëveshj­a ishte arritur për 30 mijë euro. Trajneri atje më pëlqeu shumë dhe dha miratimin për të më mbajtur. Në atë kohë presidenti i Bylisit ndryshoi mëndje dhe rriti pretendime­t e tij dhe dështoi gjithçka”, tha fillimisht 25-vjeçari. Më tej ai sqaron edhe arsyet që e mbajnë te Flamurtari: “E para është që të respektojm­ë këtë fanellë. Nga bisedat që kemi pasur, kemi thënë që duhet të tregojmë vlerat tona pasi merkatoja hapet shumë shpejt. E mira është t’i rrisim vlerat vetes dhe të jemi të kërkuar në merkato. Te Flamurtari na mban fryma e grupit. Nëse nuk do ishte kjo, do ishim shpërbërë si ekip. Sapo të përfundojm­ë kampionati­n, do flas me drejtuesit për të diskutuar të ardhmen. Do qëndroja edhe nëse biem nga kategoria, por ka një projekt shumë të mirë. Nëse vazhdohet kështu, atëherë nuk e di çfarë mund të ndodhë. Në një bisedë që kam pasur me Lilën dhe i kam thënë që jam 25 vjeç, më tha se në këtë moshë ai u largua nga Shqipëria dhe kam kohë përpara për t’u rritur dhe të bëj hapin e madh në karrierë”, përfundoi Hoxhaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania