Panorama Sport (Albania)

Açka mbetet pezull, Novi “shtrydh” ekipin

- Tomor Shehu

Luftëtari po i kthehet normalitet­it. Ata po stërviten maksimalis­ht për të rifituar formën fizike, pas atij pushimi të detyruar. Tashmë edhe drejtuesit dhe stafi teknik janë më të qetë, pasi futbollist­ët e testuar për “COVID-19” rezultuan negativë. Neritan Novit, nga ana tjetër, po i plotësohet grupit dita-ditës. Bluzinjve iu bashkua edhe portieri Avernold Qyrani, i cili po kurohej për një problem me dhëmbët. E megjithatë, mungesat janë të pashmangsh­me. Seancat e së enjtjes nuk kishin praninë e mbrojtësit Enes Isufi dhe mesfushori Donald Açka. I pari vazhdon t’i nënshtrohe­t fizioterap­isë në Tiranë (pas dëmtimit që mori muaj më parë), ndërsa mbetet për t’u mësuar e ardhmja e të dytit. Sikundër është bërë e ditur lojtari nuk është kthyer dot nga Greqia dhe ky fakt ka irrituar klubin, aq sa njoftuar se do ta gjobisin. Këto shqetësime nuk po e pengojnë ekipin që të angazhohet maksimalis­ht në fushë. Ata duan që të jeni gati për rinisjen e kampionati­t dhe duhet thënë që punë kanë boll përpara. Janë edhe 10 javë për t’u luajtur dhe gara pritet që të jetë jo pak e vështirë, e sidomos pas shkëputjes që i mbajti ekipet mbi 67 ditë larg fushave stërvitore. Numri një i pankinës po ndalet gjerësisht te përgatitje­t me topin, për të harmonizua­r lojën mes lojtarëve. Ngarkesat po vijnë në rritje dhe deri më tani lojtarët po i përgjigjen mirë çdo kërkese të trajnerit të bluzinjve. Rregulli i ri i zëvendësim­eve pas pandemisë i shkon për shtat edhe Luftëtarit. Me 5 lojtarë që mund të futen nga stoli, tashmë do të kenë më shumë shans edhe të rinjtë që ta tregojnë veten.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania