Panorama Sport (Albania)

Derbi myzeqar, Papa voton Lushnjën për Superioren

Sulmuesi mendon se verdhejesh­ilët kanë më shumë kualitet

- ALBAN ALUSHI

Lushnja po fillon ta ndiejë sërish atmos ferën e derbit me Apoloninë, edhe pse deri më 14 qershor ka kohë. Atmosfera e kësaj sfide po ndihet që tani, jo vetëm se futbolli rikthehet pas më shumë se dy muajsh pezullim, por edhe për faktin se ndeshja që do të luhet në “Loni Papuçiu” vendos në njëfarë mënyre fatin e sezonit dhe humbja është e ndaluar për verdhejesh­ilët.

PAPA - Enriko Papa, ish-sulmuesi i Lushnjës, luan prej dy vjetësh te Botosani në kampionati­n rumun. Me rënien e verdhejesh­ilëve nga Superiorja në verën e vitit 2018, 27-vjeçari kaloi te kjo skuadër. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Papa shprehet: “Jam në Rumani, në fazë përgatitor­e me Botosanin. Situata është e mirë në të gjitha aspektet, si ekonomike, ashtu edhe shëndetëso­re. Kampionati do të rinisë më 12 qershor dhe do të përballemi me Krajovën, ku luan Kamer Qaka. Objektivi është i realizuesh­ëm për Kupat e Europës, pasi ndodhemi në vendin e katërt”, tha fillimisht ish-lojtari i Lushnjës.

LUSHNJA - Sulmuesi nga Kuçova ka luajtur edhe për Apoloninë, Tomorin, Butrintin,

Bylisin, Tiranën dhe Teutën. Ai pohon se e ndjek me interes kampionati­n e Kategorisë së Parë dhe se e sheh Lushnjën si pretendent­e kryesore, pavarësish­t se ndodhet në vend të tretë. “Tani po vjen faza kulmore, ku katër skuadra ndeshen mes tyre. Me atë që kam parë, Lushnja më duket se ka një grup më solid, me lojtarë shumë të mirë për Kategorinë e Parë, siç janë Canka, Pepa, Branica, Gava, Mone, Taullahu, Ruço, me të cilët kam luajtur. Është afruar edhe një mbrojtës me shumë eksperienc­ë si Nako, që e njoh shumë mirë, sepse kemi luajtur bashkë tek Apolonia. Plus,

Lushnja ka profesor Ilir Gjylën, që di t’i motivojë shumë mirë lojtarët. E di shumë mirë që Lushnja është në vend të tretë, por me 1 apo 2 ndeshje ndryshon renditja. Kryesorja është kush fiton tani, në ndeshjet direkte”, thekson Enriko Papa.

DERBI - Kuçovari flet edhe për derbin e 14 qershorit. “Derbi do të jetë shumë i bukur nga ana sportive, kam luajtur me të dyja skuadrat dhe mund të them që është një ndeshje shumë e zjarrtë, shumë në vëmendje. Ka dëshirë nga të dyja palët për fitore. Te kjo ndeshje shprehet shumë më tepër sesa në ndeshjet e tjera. Është një fatkeqësi e madhe sportive që do t’i mungojnë tifozët. Kush do të përgatitet më mirë në këtë periudhë, do të ketë avantazhin për të fituar derbin. Lushnja ka sulmues të mirë, Cankën, Branicën, Pepën. I duhet fitorja dhe i ka lojtarët që mund t’i japin tri pikët. Edhe Pogradeci është një rival i barabartë. Do të jetë një garë e bukur, sidomos ndeshjet e Apolonisë me Lushnjën”, u shpreh ish-sulmuesi i myzeqarëve, Enriko Papa. Në sezonet 2012-2014 ka qenë pjesë e fierakëve, ndërsa në sezonin 2017-2018 luajti për Lushnjën. Tani aktivizohe­t te Botosani në kampionati­n rumun.

 ??  ?? Papa kur luante me Lushnjën
Papa kur luante me Lushnjën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania