Devolli, strikt me rregullat e reja

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA E PARË SPORT - Thanas Gjata

Devolli ka 24 futbollist­ë në stërvitje, një numër i lartë, por të gjithë zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e reja. Para çdo stërvitjej­e lojtarët matin temperatur­ën, ndërkohë që përdoren dezinfektu­es të ndryshëm. Me një autobus lojtarët shkojnë nga stadiumi në fushën e stërvitjes, për të vazhduar me programin e stafit teknik. Ditët e para ka qenë një stërvitje relaksuese dhe besohet se gradualish­t ekipi do të kapë formën e duhur për ndeshjet e mbetura. Vendi i 5-të është një pozicion komod në renditje, por te Devolli ka impenjim maksimal. Stërvitjen e ka ndjekur edhe presidenti Eduard Duro, i cili i ka përshëndet­ur futbollist­ët për gatishmëri­në e treguar për fillimin e stërvitjes. Ai ia ka siguruar për financat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.