Panorama Sport (Albania)

Ndreu, i sinqertë: Mos prisni cilësi si më parë

Trajneri krutan apelon për të shmangur surprizat

- BUJAR BALLIU

Trajneri i Kastriotit, Ra mazan Ndreu, trego het i sinqertë kur flet për ndeshjet e mbetura. “Periudha e pushimit ka sjellë vështirësi të jashtëzako­nshme. Ne u kemi dërguar një plan stërvitor lojtarëve, por disa prej tyre nuk kanë pasur mundësi të stërviten rregullish­t dhe kjo u vu re që ditën e parë, kur ata nuk e kanë marrë ngarkesën që kishim menduar. Kohën e kemi të mjaftueshm­e, gati një muaj, dhe elementi fizik do të përmirësoh­et. Asgjë nuk ka mbaruar, pavarësish­t pikëve që kemi në avantazh, futbolli prodhon surpriza, ndaj do mundohemi ta stërvitim ekipin me kujdes, të japim atë ngarkesë që duhet. Është një fazë që nuk e kemi provuar ndonjëherë, ndaj duhet shumë kujdes në këtë drejtim, siç e thashë, që ta kalojmë me sukses edhe pjesën e mbetur të sezonit. Problemi

kryesor për ndeshjet e mbetura ka të bëjë me temperatur­at shumë të larta. Stadiumet e Kategorisë së Parë janë pa ndriçim dhe ndeshjet do të zhvillohen në pikun e vapës, ndaj mendoj se kjo do ndikojë në uljen e cilësisë. Që të jem i sinqertë me veten dhe me ju, është një kampionat që vetëm duhet të mbyllet, cilësia nuk do të jetë ajo që ne presim. Para ndërprerje­s e në vazhdim ua kemi thënë lojtarëve se festa fillon kur na lejon matematika. Pavarësish­t se jemi 9 pikë përpara dhe shanset reale i kemi, duhet të jemi jashtëzako­nisht të kujdesshëm në çdo ndeshje që të marrim pikët deri në momentin që do kemi sigurinë matematiko­re”, shprehet trajneri krutan.

STADIUMI – Ndreu flet edhe për çështjen e stadiumit, që e shqetëson jo pak. “Stadiumi ndikon shumë dhe Kastrioti e ka vuajtur në këto dy sezonet e

fundit. Nuk janë njëlloj fushat në Krujë, Fushë-Krujë apo diku tjetër. Fusha në shtëpinë tënde ka të tjera vlera dhe kjo periudhë e pandemisë na pengoi shumë për stadiumin. Do të dëshiroja që sezonin e ardhshëm të luanim në fushën tonë, edhe pse mendoj se javët e para nuk do

të jetë gati. Nga ana psikologji­ke jemi përgatitur që për javët e para të bëjmë një kontratë me ndonjë fushë të afërt për ndeshjet, jo të lëvizim sa në një vend në tjetrin. Personat që janë përgjegjës duhet të nisin sa më shpejt punën, pasi çdo vonesë na dëmton ne”, tha trajneri Ndreu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania