Oriku, Muho i bën elozhe mësuesit Halilaj

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA I&II SPORT - Enriko Gabaj

Kampionati ka ende për të luajtur fazën e tij finale. Skuadrat kanë pak ditë që janë kthyer në stërvitje dhe po përgatiten për objektivin e tyre. Gjatë sezonit kanë rënë në sy disa elementë interesant­ë, siç është Xheni Muho, 23-vjeçari që mbron portën e Orikut. Prej disa sezonesh pjesë e bregdetarë­ve, vlonjati është tashmë një pikë kyçe për trajnerin Memushi. Muho ka regjistrua­r edhe një rekord: 490 minuta pa pësuar gol. Për “Panorama Sport” ai thotë: “Ndihem mirë që u riktheva në fushë. Karantina ishte shumë e vështirë, sepse një portier nuk mund të stërvitet në shtëpi, vetëm sa kam mbajtur trupin në formë. Nuk jemi mësuar të rrimë kaq gjatë pa luajtur. 490 minuta pa pësuar? Stërvitja që kam bërë më ka ndihmuar, por dua të shtoj se të stërvitesh përkrah një portieri me eksperienc­ë si Argent Halilaj, sigurisht që mëson shumë. Shpresoj ta thelloj rekordin në ndeshjet në vazhdim. Uroj që gjithçka të shkojë mirë për Orikun në ndeshjet e mbetura”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.