Hithi nuk e diskuton mbijetesën

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA I&II SPORT - Ditmir Pema

Kjo javë do të mbyllet me ushtrime të lehta fizike për futbollist­ët e Tërbunit, duke ditur që ata vijnë pas një kohe të gjatë pa stërvitje në fushë. Trajneri Dalipi pohon se javën e ardhshme do të nisë stërvitja me top, gjithmonë duke pasur shumë kujdes për të mos pasur dëmtime. Indrit Hithi, mbrojtësi i pukjanëve, e ka kaluar dëmtimin dhe është gati. “Pas ndeshjes me Veleçikun jam operuar në hundë dhe tani e kam kaluar dëmtimin. Kemi kohë që të përgatitem­i, pasi javën e parë e kemi pushim. Çdo ndeshje duhet ta luajmë si finale për të marrë 3 pikët dhe për të mos e diskutuar rënien nga kategoria. Tërbuni nuk duhet të bëjë asnjë hap fals”, tha Hithi, i cili e konsideron Pukën si shtëpinë e dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.