Panorama Sport (Albania)

Shtëpi e Superiores, Elbasani “ndihmon” më shumë të tjerët

- KOMBËTARJA Vladimir Mema

Pesë vitet e fundit Elbasani e ka thelluar krizën gjithnjë e më shumë, që nga koha kur nisi të lakohej shitja e aksioneve. Ekipi thuajse ra në “agoni” dhe ende nuk po del nga gjendja e vështirë. Megjithatë, nëse vitet e fundit verdheblut­ë nuk kanë pasur identitet, të tjera skuadra po i “zëvendësoj­në”, duke u shpërngulu­r herë pas here në qytetin e Elbasanit për stërvitje dhe ndeshje zyrtare. Rastet më tipike janë dy skuadrat e Superiores, Partizani dhe Kukësi, që e kanë Elbasanin qytetin e preferuar. Kompleksi “Pepa” dhe stadiumi “Elbasan Arena” e kanë kthyer Elbasanin në shpëtimtar të skuadrave të tjera. Për fat të keq, kjo gjë nuk ka ndikim te skuadra që përfaqëson qytetin. Infrastruk­tura që të ofron ky qytet ka bërë të lakmohet nga klubet elitare dhe një faktor plus është afërsia me kryeqyteti­n. Deri vonë ka qenë edhe shtëpia e Kombëtares dhe Europiani i Francës kaloi më parë nga ky qytet. Në njëfarë mënyre, kush ka pasur objektiva madhorë, ka kërkuar ndihmën e Elbasanit dhe sigurisht që kjo ndihmë i është ofruar, të paktën në aspektin infrastruk­turor.

- Kampionët në fuqi të Superiores, Partizani, këto tri vitet e fundit kanë preferuar të shpërngule­n në Elbasan, duke e konsiderua­r si shtëpinë e dytë. Ishin të kuqtë ata që e nisën këtë trend dhe të paktën sezonin e kaluar kishin fat, pasi u rikthyen te titulli kampion pas një çereksheku­lli. Edhe këtë sezon skuadra e kuqe përgatitje­t i ka bërë shpesh në kompleksin “Pepa”, ndërsa ndeshjet i zhvillon në kryeqytet, pas marrëveshj­es për “Selman Stërmasin” dhe ndërtimit të “Air Albania”-s. Derën për t’u rikthyer në Elbasan Partizani e ka të hapur, të paktën deri kur të kenë shtëpinë e tyre të re. KUKËSI – Edhe Kukësi ka zgjedhur Elbasanin për të zhvilluar minifazën përgatitor­e pas Koronaviru­sit. Verilindor­ët, në mungesë të një qendre stërvitore, janë zhvendosur në Elbasan, një njohje e vjetër sa i përket “Elbasan Arenës”, sepse një pjesë të mirë të ndeshjeve si pritës i kanë luajtur aty, si në kampionat, por edhe në Kupat e Europës. Tani po kryejnë stërvitje në kompleksin “Pepa”, duke i zënë vendin Partizanit, larg zhurmës së kryeqyteti­t. Mësohet se edhe ndeshjet e mbetura të këtij sezoni verilindor­ët do t’i luajnë në “Elbasan Arena”, duke u “shpërngulu­r” thuajse tërësisht në Elbasan.

- Më herët ishte Kombëtarja ajo që e “zbuloi” Elbasanin, teksa nuk ngurronte të stërvitej në këtë qytet, për më tepër që u ndërtua edhe “Elbasan Arena” dhe kuqezinjtë zhvilluan aty ndeshjet eliminator­e të “Euro 2016”. Fundi është i njohur për të gjithë, sepse është pjesë e historisë sonë: kuqezinjtë për herë të parë shkuan në fazën finale të një Europiani. Një pjesëz sado të vogël nga ky sukses e ka sigurisht edhe qyteti i Elbasanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania