Veleçiku, Muka garanton likuidimin e ekipit

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA I&II SPORT - Bashkim Ramekaj

Java e parë e stërvitjes po shkon normalisht për skuadrën e Veleçikut, sipas programit të posaçëm të hartuar nga trajneri Besnik Duli. Sekretari i klubit koplikas, Elsamed Muka, i cili e ndjek nga afër ekipin çdo ditë, për “Panorama Sport” shprehet: “Puna ka filluar mbarë në të gjitha drejtimet dhe djemve u janë plotësuar të gjitha kushtet. Kam besim se vrulli që kishim para ndërprerje­s së kampionati­t do të vazhdojë dhe ne do të arrijmë rezultate pozitive. Problem për lojtarët janë pagat, por i kemi garantuar se do të likuidohen deri në fund të kampionati­t”. Për ditën e shtunë është programuar një ndeshje miqësore mes Veleçikut dhe Vllaznisë në fushën e Shtojit, por situata te skuadra shkodrane nuk është e mirë këto ditë dhe mbetet për t’u parë nëse ky test do të kryhet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.