“Festë” te Tomori, ekipi merr pagën e prillit

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA I&II SPORT - Edi Spahiu

Në Berat, kujdesi i klubit dhe i bashkisë për Tomorin është maksimal. Ka pasur korrektësi financiare ndaj ekipit gjatë këtij sezoni, edhe në kohë krize, pasi synohet rikthimi një kategori më lart dhe hedhja e themeleve për të ardhmen. Bashkia ka bërë pagesën e muajit prill, sipas kontratës me futbollist­ët, edhe pse këta të fundit nuk kanë qenë në aktivitet. Për “Panorama Sport” flet administra­tori i klubit, Ismet Ajazi, i cili sqaron: “Duhet të falënderoj­më kryebashki­akun dhe presidenti­n e ekipit, Ervin Demo, i cili meriton respekt për korrektësi­në financiare. Vazhdojmë punën dhe tregojmë vlerat si një klub profesioni­st. Tani duhet që gjithçka ta shpërblejm­ë me titullin kampion”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.