Gega karikon Naftëtarin për sezonin e ri

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA I&II SPORT - Arben Çepani

Rikthimi në Kategorinë e Parë është një mision i pamundur për Naftëtarin, që ka distancë të madhe pikësh me vendet e para. Por kuçovarët do të respektojn­ë pjesën e mbetur të kampionati­t, siç pohon mbrojtësi me eksperienc­ë, Saimir Gega. “Na duhet të mendojmë për pjesën e mbetur të kampionati­t, ku rikthimi në fushë pas një mungese të gjatë do jetë i vështirë. Jemi stërvitur individual­isht për ta zbutur sadopak mungesën e fushës. Patjetër që do respektojm­ë pjesën e mbetur të kampionati­t, duke menduar edhe për ekipin e sezonit të ri, që duhet të jetë më ambicioz për rikthimin në Kategorinë e Parë”, ka thënë Gega për gazetën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.