8 lojtarëve u vonohen përgjigjet

Panorama Sport (Albania) - - ANGLI SPORT -

Një numër lojtarësh të Premier Ligës janë detyruar që të presin dritën jeshile që të rikthehen në stërvitje këtë javë, e cila po mbahet peng nga vonesa e përgjigjev­e të testeve të Koronaviru­sit. Një grup lojtarësh dhe stafi prej tetë personash u desh të ritestohen pasi përgjigjja e analizës së parë këtë javë nuk ka qenë as pozitive dhe as negative për shkak të mungesës së informacio­nit të mjaftueshë­m në tamponë. Ata janë dashur të ritestohen përsëri ditën e martë dhe të mërkurë. Ekzaminime­t e dyta do t'i vonojnë sigurisht përgjigjet, duke i lënë ata në pamundësi rikthimi në kohë. Por klubet janë të shqetësuar­a më shumë për diçka tjetër sesa mungesa e tyre disaditore në stërvitje: në rast se një gjë e tillë do të përsëritet pasi të ketë rinisur kampionati, kjo do të sjellë probleme të pakëndshme, siç do ishte përjashtim­i i këtyre lojtarëve nga ndeshja e radhës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.