Tifozi i Liverpulit, 250 mijë paund për paradën e titullit

Festa në Mersejsajd në dyshim, jo ajo në Indonezi

Panorama Sport (Albania) - - ANGLI SPORT -

Tridhjetë vite pritje për t'u rikthyer më në fund që të festojë një titull Premier Lige dhe arritjen e këtij objektivi vetëm 6 pikë larg, e shtyu emergjenca e Koronaviru­sit. Prej dy muajsh tifozët e Liverpulit (të parët në klasifikim me 25 pikë avantazh nga Mançester Siti), mezi po e presin kurorëzimi­n, aq sa njëri prej tyre, në Tajlandë, ka vendosur që të shpenzojë që tani 250 mijë sterlina (rreth 280 mijë euro) për të festuar titullin përpara kohe. "Mirror" raporton se një biznesmen tajlandez i quajtur Kongkiat Inthrasesa­nguon, është lodhur duke pritur rinisjen e 92 ndeshjeve të fundit dhe ka organizuar një paradë të vërtetë për të festuar titullin e 19-të kampion të "Reds"ave, me një kamion me rimorkio të veshur me ngjyrat e Liverpulit dhe moton "Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm" shkruar në spondet e tij. "Kisha menduar për të blerë një kamion për të festuar me tifozët e tjerë fitoren e kampionati­t në momentin që skuadra do të ngrinte trofeun", shpjegon ai për "Mirror". Por pastaj nisi pandemia, Premier Liga u shty dhe vendosa ta festoj përpara kohe. Mendoj se janë para të mirëshpenz­uara, sepse nëse do të fitojmë titullin, atëherë do të jetë hera e parë prej 30 vitesh dhe meritojmë një festë siç duhet. Dhe për më tepër, pas paradës, kamioni do të përdoret nga biznesi im, kështu që nuk bëhet fjalë aspak për një shpërdorim parash". Dhe ndërsa në Liverpul nuk pritet të ketë paradë prej virusit, tifozët në Indonezi kanë vendosur ta bëjnë festën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.