Pandemia thellon borxhin e "Djajve"

Panorama Sport (Albania) - - ANGLI SPORT -

Pandemia e "COVID-19" jep goditjet e para në financat e Mançester Junajtid që ka bërë publike rezultatin e 3-mujorit të fundit. Borxhi i "Djajve" është rritur me 127.4 milionë paund 42%, duke shkuar në 429.1 milionë paund. Klubi ka konfirmuar gjithashtu se do të duhet t'u kthejë transmetue­seve televizivë 15 milionë paund. Të ardhurat vjetore të klubit, deri më 31 mars, kanë rënë me 19% (123.7 milionë sterlina). Megjithatë, rekordmenë­t e Anglisë janë optimistë se xhiroja e tyre vjetore do të shkojë deri në 580 milionë paund pavarësish­t krizës. "Rezultatet e tremujorit të fundit reflektojn­ë një pjesë të ndikimit që pandemia ka patur në financat e klubit, por impakti më i madh do të jetë në tremujorin e ardhshëm dhe ato të mëvonshëm. Kemi shumë sfida të rëndësishm­e përpara dhe është e sigurt të themi se futbolli për disa kohë nuk do të jetë më ai biznesi i zakonshëm. Problemet e pandemisë tani kanë nisur të ndihen gjërësisht në komuniteti­n e futbollit dhe jo vetëm për klubet, por edhe për futbollist­ët, tifozët, transmetue­sit televizivë, sponsorët dhe shumë aktorët të tjerë. Duhet të kuptojmë se kjo krizë nuk do të zhduket brenda një nate dhe bota do të jetë e ndryshme nga sa ka qenë më parë", tha administra­tori Uduard.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.