Bluza e Koronaviru­sit, tifozët tallen me Sitin

Panorama Sport (Albania) - - ANGLI SPORT -

Zbulohet fanella e tretë e Mançester Sitit për sezonin e ardhshëm dhe ajo tifozëve nuk u ka pëlqyer aspak. Prodhuesit e "Puma"-s kanë zgjedhur një dizajn me pamjen e qelizave nën lenten e mikroskopi­t, e cila nuk u ka lënë një shije të mirë tifozëve të kampionëve të Anglisë në këtë kohë pandemie. Shumë prej tyre e kanë ironizuar se duket si një shaka në kohën e Koronaviru­sit. "FootyHeadl­ines" citon sponsorin "Puma" që e argumenton dizajnin e fanellës së re e frymëzuar nga grupet e muzikës pop në Britani të viteve 1960-'90, të cilat përdornin dizajnin e luleve persiane". Por tifozët nuk janë të bindur për këtë zgjedhje. "Nuk e kuptoj nëse 'Puma' mendon se është një ide e mirë për të krijuar një fanellë që duket si xham i thyer apo qeliza nën mikroskop. Të detyrosh njerëzit që të mos e blejnë fanellën e tretë, është një model biznesi i tmerrshëm", shkruan një tifoz. Ndërsa një tjetër e komenton me fjalët: "Varianti Koronaviru­s". Një tjetër tifoz i pakënaqur në "Twitter" shkruante: "Sa herë i shoh këto dizenjo hipsteri mallkoj ditën që firmosëm me 'Puman'". Të shumtë janë ata që kërkonin që në fanellën e re të mos bëhej revolucion, por të përfshihej diçka nga dizajni tradiciona­l i klubit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.