Telashe për Borusian, Rojs mund të ketë humbur sezonin

Panorama Sport (Albania) - - GJERMANI -

Teksa ndeshja direkte për titull me Bajernin e Mynihut afron (luhet të martën, më 26 maj, në orën 18:30), për Borusian e Dortmundit vijnë lajme shumë të këqija. Kapiteni i verdhezinj­ve, i cili u dëmtua në stërvitje përpara "debutimit" me Shalke 04, mjekët nënvizuan se do ta mbanin në mbikëqyrje, për të kuptuar më qartë rëndësinë e dëmtimit. Por ditën e djeshme, nga selia e klubit të Ruhrit vijnë lajme të këqija ndonëse të pakonfirmu­ara ende se, Marko Rojs mund ta ketë mbyllur përpara kohe këtë sezon. Sigurisht që për një figurë si kapiteni i Dortmundit, i cili falë dëmtimeve të shpeshta ka fituar edhe pseudonimi­n e "njeriut me muskujt e kristaltë", këto probleme nuk janë diçka e re, por fakti që verdhezinj­të edhe falë ristartimi­t që bënë treguan se janë në një formë të shkëlqyer, sulmuesi mund të kishte qenë një armë më shumë për të dueluar deri në fund si të barabartë me Bajernin e Mynihut. Gjithsesi, një konfirmim zyrtar mbi faktin nëse Rojs e ka humbur apo jo sezonin pritet në fundjavë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.