Haman: Tani Nybel do të ikë nga Bajerni

Panorama Sport (Albania) - - GJERMANI -

Manuel Nojer rinovoi të mërkurën me skuadrën e Bajernit edhe për dy sezonet e ardhshme. Një lajm i mirë për tifozët bavarezë, por jo për Aleksandër Nybel që pritet të vijë në sezonin e ardhshëm nga Shalke në Mynih. Por me shumë mundësi, vendi i tij në skuadër do të jetë pikërisht në pankinë. Ish-lojtari i Bajernit, Ditmar Haman, nuk e sheh shumë optimiste situatën për portierin 23-vjeçar, i cili konsideroh­et si një nga talentet më premtues. "Duke parë rinovimin e Nojerit, e shoh të pamundur që Nybel të jetë titullar te bavarezët në sezonin e ardhshëm", tha Haman për "Sky". Ish-lojtari është i bindur që në sezonin e ardhshëm, Nybel do të shkojë të luajë në një skuadër tjetër. "Për këtë jam i sigurt, pasi vetë portieri nuk mund të qëndrojë si rezervë gjatë gjithë sezonit. Ndeshjet e Kupës nuk do të mjaftojnë për të. Ai është vetëm 23 vjeç dhe nëse nuk luan, do të shkatërron­te karrierën. Ndaj zgjidhja më e mirë është që ai të luajë në një ekip tjetër në formën e huazimit për të qenë më pas gati kur Manuel Nojer të largohet përfundimi­sht nga skuadra", tha Haman. Kujtojmë se përveç Nojerit dhe Nybel, me bavarezët luan edhe Sven Ulraish që tani është portieri i dytë pas kapitenit Manuel Nojer.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.