Panorama Sport (Albania)

Pavar, ylli i fshehtë i bavarezëve

- STATISTIKA­T

Fshehurazi, në qetësi dhe pa zhurmë, Benzhamë Pavar po shndërrohe­t në një nga lojtarët më të pazëvendës­ueshëm te Bajerni. Që kur Zhoshua Kimish mori frenat e mesfushës, francezi nisi të jetë "komandanti" i mbrojtjes bavareze. Kur erdhi në sezonin e kaluar nga Shtutgarti, vëmendja e të gjithëve ishte te blerja 80-milionëshe, Lukas Hernandez. Ose te Felipe Kutinjo që sapo kishte ardhur nga Barcelona. Në të njëjtën kohë, bavarezët kishin paguar vetëm 35 milionë euro për kampionin e botës.

Pas 26 javësh mund të themi me plot gojën se ky investim për 24-vjeçarin ishte një sukses, meritat e të cilit shkojnë për Hasan Salihamixh­iç. Goli i shënuar në ndeshjen me Union Berlin në fund, nuk ishte i pari me fanellën e Bajernit. Dy herë kishte shënuar ai më parë dhe 3 asiste kishte shërbyer për skuadrën kampione. Shifra të mira duke marrë në konsiderat­ë rolin që ka në ekip. 24 ndeshje nga 26, francezi ka luajtur për 90 minuta. Ndaj Gladbahut qëndroi në stol dhe me Paderborni­n mungoi për shkak kartonësh. Në të dyja këto ndeshje, bavarezët pësuan plot katër gola. Nuk është rastësi që mungesa e francezit solli një vrimë në mbrojtje. Në Champions, 24vjeçari ka luajtur në të 7-ta ndeshjet duke treguar një rendiment të qëndrueshë­m.

Me 674 sprinte, francezi është lojtari i dytë në Bundesligë, pas Hakimit, që ka një shifër të tillë inkursione­sh. Ylli i Borusias mban vendin e parë me 873. Edhe për sa u përket kilometrav­e të përshkuar, francezi mban vendin e dytë me 267, në vend të parë është Matias Cimerman i Dyseldorfi­t me 276. Ajo që ka rënë më shumë në sy është saktësia në pasim. Plot 89.6 për qind të pasave kanë qenë të përpiktë, duke i dhënë skuadrës një siguri në fushën e lojës. Pavar, pa dyshim mund të konsideroh­et blerja më e mirë e Bajernit në këtë sezon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania