Dinamo Dresden, edhe dy lojtarë të tjerë pozitivë

Panorama Sport (Albania) - - GJERMANI -

Në Bundesligë­n e Dytë janë të frikësuar për skuadrën e Dinamo Dresden. Verdhezinj­të janë karantinua­r prej 1 jave për shkak se katër lojtarë kishin rezultuar pozitivë me "COVID-19" para se të niste kampionati. Por ajo i që shqetëson më shumë drejtuesit e garës është fakti që edhe në këtë javë, që skuadra ndodhet e izoluar, kanë rezultuar pozitivë 2 lojtarë të tjerë. Të ndodhur në një situatë të tillë, liga gjermane mund të vendosë pezullimin e Ligës së Dytë për një kohë të caktuar ose të përjashtoj­ë skuadrën e Dresdenit nga gara. Frika e përcjellje­s së infektimit te lojtarët dhe në ekipet e tjera është e madhe, duke patur parasysh se gjatë ndeshjeve kontakti mes lojtarëve është i pashmangsh­ëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.