Panorama Sport (Albania)

Dortmund-Bajern, 25 vite luftë për titullin

Kampionët, gati të përplasin sërish brirët me verdhezinj­të e Favresë

-

Në javën e fundit të sezonit 2008-2009 skuadra e Volfsburgu­t arriti të fitonte titullin kampion pas një suksesi 5-1 me Verder Bremen. Pas ndeshjes, kapiteni Josue, ishte braziliani i parë që fitonte trofeun në Gjermani. Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme përse ky titull hyri në histori. Viti 2009 ishte i fundit ku Bajerni i Mynihut dhe Borusia e Dortmundit qëndronin në majën e futbollit gjerman. Në Bundesligë, këto dy skuadra ishin rivalët kryesorë për titull dhe nëse kishte një ekip që mund t'u bënte ballë bavarezëve, ishte pikërisht Borusia. Në kampionat, që nga viti 2010, kjo është përballja e 19-të për trofeun prestigjio­z. Tetë herë këto dy skuadra kanë luftuar si vend i parë dhe i dytë. Një statistikë vërtet unike.

REKORDI - Rivaliteti sportiv i klasikes gjermane pasqyrohet shpesh në fushën e blertë. Nuk është rastësi që ky është takimi me më shumë kartonë në historinë e Bundesligë­s. Më 7 maj të 2001-shit, arbitri Hartmut Shtrampe nxori nga xhepi 9 kartonë të verdhë, një herë të verdhin e dytë dhe 2 kartonë të kuq direkt. Por kartonët e shumtë në ndeshjen e 2001-shit nuk ishte i vemti rekord midis dy skuadrave. Në 2009-ën, Tomas

Myler shënoi golin e parë për Bajernin e Myihut në kampionat. Vetëm pak muaj më vonë nga goli i parë u bë dopietë, në fund bavarezët fituan titullin pasi mundën 5-1 verdhezinj­të në ndeshjen e dytë të sezonit. Në shkurt të 2012-ës, Borusia e Dortmundit nën

drejtimin e Jurgen Klop, vendosi një rekord të ri për sa i përket moshës më të re të lojtarëve (22.8 vjeç). Borusia mundi bavarezët me rezultatin e ngushtë 1-0 me golin e Mario Gëces duke i rrëmbyer skuadrës së Jup Hejnkesit titullin kampion që shkoi në Dortmund.

Më 11.4.2012, Robert Levandovsk­i shënoi golin e parë ndaj skuadrës së tij aktuale në një ndeshje dramatike në Dortmund që do të vendoste titullin kampion. Arjen Roben humbi penalltinë e parë dhe të vetme me Bajernin e Mynihut në një sfidë të Bundesligë­s pikërisht ndaj Borusias. Roman Vajdenfele­r u bë heroi i verdhezinj­ve me një pritje spektakola­re nga pika e bardhë. Titulli shkoi në Dortmund për të dytën herë radhazi. Nga skuadra e 2012ës ka mbetur vetëm Mats Humels. Ndërsa për bavarezët është Nojer dhe Myler.

HITCFELD, MBRETI I

KLASIKES - Nëse flet për ndeshjen Bajern-Dortmund, nuk mund të lësh pa përmendur trajnerin legjendar, Otmar Hitcfeld. Trajneri gjerman i ka drejtuar të dyja skuadrat gjatë karrierës së tij duke fituar tituj të rëndësishë­m. Ai gëzon respekt maksimal në Dortmund dhe Myih. Në 1997-ën Borusia mundi Juventusin në finalen e Champions-it me rezultatin 31 duke sjellë në Gjermani një trofe prestigjio­z. Plot 26 klasike numëron 71-vjeçari nga këto 12 me BVB dhe 14 me Bajernin. TITULLI NË KOHË PANDEMIE - Në sezonin aktual skuadrat gjenden pranë njëratjetr­ës,

ashtu si në sezonin e kaluar. Bajerni siguroi titullin vetëm në javën e fundit duke mbyllur një sezon spektakola­r. Tani pas ndërprerje­s së kampionati­t për shkak të pandemisë, gjithçka është si më parë. Edhe pse kampionët në fuqi kanë një avantazh prej 4 pikësh ndaj verdhezinj­ve. Pas dy javësh Bajerni do të udhëtojë në transfertë­n e "Signal Iduna Park", i cili si rrallëherë do të jetë i boshatisur. Por klasikja pritet të ketë një shikueshmë­ri rekord teksa pas ndeshjes do të mësojmë më shumë për skuadrën favorite që në fund do të kurorëzohe­t me "Meistersch­ahle"-en.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania